njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Aplikimi, bursa studimi ne Itali
Shtuar me date:2010-02-25 17:27:46

TIRANE- 25 shkurt (BW) - Të gjithë studentët shqiptarë kanë të drejtë të aplikojnë për bursat e studimit, që ofrohen nga Ministria e Punëve të Jashtme e shtetit fqinj, Itali. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Italisë u ofron studentëve dhe të diplomuarve shqiptarë bursa studimi për 11 muaj, në total nga 620 € në muaj për vitin akademik 2010-2011.

Bursat u janë ofruar vetëm shtetasve shqiptarë të moshës nga 18 deri në 35 vjeç.( Bëhet përjashtim nga limiti i sipërm i moshës për docentët e Gjuhës italiane, që do të konkurrojnë në këto kurse të perfeksionimit të njohurive të tyre, që kanë njohuri të mira të gjuhës italiane). Kërkesat për regjistrim mund të paraqiten deri në datë 31 mars 2010, duke kompiluar modularin që gjendet në sitin: http://borseonline.esteri.it/borseonline/it/activate.asp, në të cilin duhet të shkarkohen edhe dokumentet e nevojshme. Nuk mund të paraqiten kërkesa në letër. Për ndihmë në paraqitjen e kërkesës, të gjithë të interesuarit, sipas njoftimit të ambasadës italiane në Tiranë duhet të drejtohen tek Instituti i Kulturës Italiane në Tiranë. Për më shumë informacion konsultoni komunikatën mbi bursat e studimit 2010-2011 në faqen kryesore të sitit në internet të Institutit Italian të Kulturës në Tiranë. (www. iictirana. esteri. it)


Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008