| Shtuar me date:2010-03-02 20:49:26 DURRËS – 2 mars (Alblink) - Dhunohej nga bashkëshorti, kërkon mbrojtje nga policia. Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet Sh.Sh., e cila i është drejtuar ditën e djeshme Komisariatit të Policisë për të kërkuar marrjen në mbrojtje. Sipas kallëzimit të saj, bashkëshorti me inicialet H.Sh, e ka dhunuar në mënyrë sistematike duke e rrahur dhe e keqtrajtuar. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, uniformat blu të qytetit bregdetar plotësuan kërkesës-padinë për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, të cilin ja kaloj Gjykatës së Durrësit.
Share on Facebook
|