| Shtuar me date:2010-03-10 17:54:37 TIRANE – 10 mars (Vodafone Albania) - Neser, më datë 11 Mars, ora 19.00, pranë sallës së Akademisë së Arteve në Tiranë, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë koncertin e rradhës të edicionit të 10 të sezonit koncertor ndërkombetar ”Klasik”. Me mbështjetjen e kompanisë celulare Vodafone Albania, nën kujdesin e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë dhe Akademisë së arteve, ”Klasik” do të sjellë për të gjithë artdashësit një koncert me muzikë tradicionale egjiptiane nën interpretimin e grupit folklorik egjiptian ”El BEHEIRA”. Grupi ”El BEHEIRA” do të performojë për publikun shqiptar pjesë nga repertori i pasur i muzikës tradicionale egjiptiane.
Grupi folklorik ”El BEHEIRA” është formuar në 1964 dhe përbëhet nga 60 artistë (kërcimtarë, muzikantë dhe këngëtarë). Ky grup performon muzikë tradicionale nga të gjitha rajonet e Egjiptit. ”El BEHEIRA” ka marr pjesë në shumë evente kombëtare dhe ndërkombetare si; në festivalet e Bashkimit Sovjetik (1969-1970), e Kuvajtit (1971), Sudanit (1978), Turqisë (1993,1995,1998), në edicionin e katërt të Festivalit Ndërkombëtar Warmia ku fitoi cmimin e nderit etj. Ky grup folklorik përfaqëson denjësisht në rang kombëtar dhe ndërkombëtar shpirtin e pasur të folklorit egjiptian si edhe traditën e kostumeve të rajoneve të ndryshme të këtij vendi. Grupi ”El BEHEIRA” do të performojë për kënaqësinë e publikut shqiptar një repertor të gjerë muzikor të përzgjedhur më së miri për të krijuar një atmosferë egjiptiane në kryeqytet. Pas koncertit të mbrëmjes së sotme në Tiranë, ”El BEHEIRA” do të performojë ditën e nesërme, ora 18.00, në teatrin ”Vace Zela” të Lushnjes.
Vodafone Albania mbështet vazhdimisht aktivitete të ndryshme artistike dhe kulturore duke i bërë mbrëmjet tuaja më të këndshme dhe argëtuese.
Silva Skenderi Communications Director E-mail: silva.skenderi@publixpr.com
|