njofto
Advanced Poll
Ku do ti kaloni pushimet?
Ne Durres?
Ne Shkoder?
Ne Vlore?
Ne Sarande?
Ne Lezhe ?
Ne Ballkan?
Ne Evrope?
Jashte Evrope?
Nuk do beni pushime?


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 107.25
EUR / LEK 137.00
GBP / LEK 164.80
CHF / LEK 105.94
Ndryshimi i fundit: 07.09.2010
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
ZMK: Jo rritjes se cmimit te ujit pa transparence
Shtuar me date:2010-03-10 22:48:49

TIRANE – 10 mars (ZMK) - Letër e Hapur e ZMK drejtuar Entit Rregullator të Ujit

Enti rregullator i Ujit kërkon të rrisë në mënyrë të paligjshme çmimin e ujit në kushtet e mungesës së plotë të transparencës publike duke mos lejuar as të marrin pjesë në proçes organizatat e konsumatorëve duke shkelur legjislacionin në fuqi

Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve proteston ndaj Entit Rregullator të Ujit për lojën e shëmtuar në kurriz të konsumatorëve shqiptarë për të bërë fakt të kryer rritjen e çmimit të ujit duke mos lejuar organizatat e konsumatorëve që të shprehin pikëpamjet e tyre për rritjen e çmimit dhe cilësinë e shërbimit

Siç dihet, Entet rregullatore në Shqipëri, prej muajsh janë në një krizë transparence dhe po përpiqen që të marrin vendime në favor të kompanive në dëm të interesave të konsumatorëve. Rasti më i fundit është ai i Entit rregullator të Ujit i cili në kundërshtim të plotë me ligjin dhe transparencën publike, nuk lejon organizatat e konsumatorëve në kuptim të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorëe dhe të legjislacioneve rregullatore që të shprehen në emër të konsumatorëve për rritjen e çmimit të planifikuar të ujit dhe të cilësisë së shërbimit.

Akti më i fundit i mungesës së çuditshme trë transparencës ndodhi ditën e Mërkurë, dt. 10 Mars 2010, kur në aktivitetin me titullim “Transparencë mbi propozimin për ndryshimin e tarifave të shërbimit të furnizimit me ujë të pijshëm dhe grumbullimin dhe largimin të ujrave të ndotura” u përjashtuan nga pjesmarrja Organizatat e Konsumatorëve (organizata që njihen si të tilla nga Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe që janë të përfaqësuara nga strukturat e ngritura nga Qeveria dhe Strukturat e Mbikqyrjes së Tregut) të cilat me pretendimin krejtësisht absurd se kjo nuk është një çështje që i takon.

Nga një anë kjo është në kundërshtim me Ligjin Nr. 8102, date 28.03.1996 (azhornuar me ligjin nr. 9352, date 3.3.2005; Ligjin Nr.9584, date 17.07.2006 dhe Ligjin nr.9915, date 12.05.2008) per Kuadrin Rregullator te sektorit te furnizimit me uje dhe largimit e perpunimit te ujerave te ndotura, Nenin 13, pika 1. (f) dhe (g) dhe Nenin 29 pika (2), dhe po është edhe në kundërshtim me Metodika mbi vendosjen e tarifave te ujit per konsum publik (Miratuar me Vendimin e Komisionit te ERRU Nr. 3 date 8.04.1999).

Kështu në Ligjin për kuadrin rregullator thuhet si më poshtë:
Nenin 13, Detyra te pergjithshme te Entit Rregullator,
 (1) Ne ushtrimin e funksioneve dhe kompetencave sipas ketij ligji, Enti Rregullator do te veproje ne menyre te tille qe :

f) te arrije transparencen ne veprimtarine e tij;

g) te gjeje nje ekuiliber te drejte midis interesave te konsumatoreve, Qeverise, publikut, investitoreve dhe pjesemarresve ne sektorin e furnizimit me uje.

Nenin 29, Procedurat

(2) Sa here qe kryetari e sheh te nevojshme dhe ne baze te udhezimeve te tij, Komisioni do te organizoje seanca publike.

Ndërsa në Metodikën mbi vendosjen e tarifave te ujit per konsum publik (Miratuar me Vendimin e Komisionit te ERRU Nr. 3 date 8.04.1999), thuhet:

“Sipas Ligjit Nr. 8102 date 28.3.1996 “Per Kuadrin Rregullator te Sektorit te Furnizimit me Uje dhe Largimit e Perpunimit te Ujrave te Ndotura“, Enti Rregullator i Sektorit te Furnizimit me Uje dhe Largimit e Perpunimit te Ujrave te Ndotura (ERRU), ka per qellim te garantoje dhe te mbroje interesat publike nga njera ane dhe te krijoje nje mjedis transparent ligjor dhe rregullator qe do te nxise investimet private ne kete sektor.”

Përfaqësuesit e Entit Rregullator të Ujit duket kanë pasur frikë të realizojnë një proçes transparent sepse duket këtu fshihet diçka. Fakti që nuk u pranua të ftohen në seancën degjimore që duhet të ishte e hapur për publikun në bazë të ligjit përkatës sipas Nenit 13, pika g, tregon se këtu ka interesa të caktuara që kërkojnë të përjashtojnë zërin e konsumatorëve. Pyetjes së bërë në sallë se pse nuk u ftuan orgazniatat e konsumatorëve, drejtuesi i seancës iu përgjigj në mënyrën më absurde dhe komike se është një rritje e lehtë e çmimit dhe Tirana ka tarifën më të ulët!

Ndërsa nga ana tjetër, kjo është në kundërshtim të plotë me parimet themelore të paanshmërisë midis palëve, dhe mbi të gjitha të dhënies së mundësisë së shprehjes së të dyja palëve. Dhe kjo bie në kundërshtim me Nenin 13, Pika F ku thuhet shprehimisht g) te gjeje nje ekuiliber te drejte midis interesave te konsumatoreve, Qeverise, publikut, investitoreve dhe pjesemarresve ne sektorin e furnizimit me uje.

Natyrisht që motivet e përjashtimit përveç paligjshmërisë dhe njëanshmërisë fshehin edhe një aspekt tjetër politik që ka të bëjë me pretendime të forta nga anëtarë socialistë dhe bashkëpunëtorë të tyre në Këshillin e Qarkut që kanë influencuar pranë Entit rregullator të Ujit për mosprezencën e përfaqësuesve të Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve me qëllim shmangien e një zëri të njohur kritik ndaj mënyrës se di drejtohet Bashkia Tiranë.

Nga ana tjetër loja për të rritur çmimet e ujit dhe realizuar ndryshime në cilësinë e shërbimit pa dëgjuar asnjë fjalë se çfarë mendojnë konsumatorët dhe përfaqësuesit e tyre ligjorë, ka të bëjë edhe me planin për të bërë fakt të kryer një veprim i cili dukshëm tashmë bëhet i pabesueshëm në pretendimet e veta se i mbron konsumatorët dhe rrit cilësinë e shërbimit. Ajo që ka rëndësi është se Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve do të kundërshtojë me forcë këtë proçes jotransparent si një rast tipik i shkeljes së interesave të konsumatorëve dhe i dyshimtë për praktikat e aplikuara për këtë qëllim.

Gjithashtu rezulton se këto dokumenta për të njëjtat motive nuk janë publikuar në faqen online për të mbajtur në fshehtësi të dhënat përkatëse në mënyrë që konsumatorët të mos jenë në dijeni se çfarë po ndodh me ta dhe të mos reagojnë.

Për këtë arsye ZMK do të provojë në zbatim të Ligjit 8102, Neni 29, pika 2, të kërkojë realizimin e një seance dëgjimore ku të shprehen pikëpamjet e konsumatorëve dhe ku të bëhen publikë dokumentat që janë përdorur për aplikimin për ndryshimin e tarifave dhe të cilësisë së shërbimit pasi deri më tani këto dokumenta janë mbajtur sekret.

ZMK i bën thirrje Parlamentit Shqiptar për të shqyrtuar këto praktika të vazhdueshme të mungesës së transparencës së enteve rregullatroe dhe autoriteteve mbikqyrëse të clat vazhdimisht përpiqen të shmangin dëgjimin e zërit të konsumatorëve dhe të marrin vendime për konsumatorët duke i anashkaluar ata deri edhe duke shkelur ligjet dhe dokumentat rregullatorë në fuqi mbi seancat dëgjimore dhe konsultimet publike.

Me respekt
Avokat Altin Goxhaj
Drejtor i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve

ZMK ZYRA PËR MBROJTJEN E KONSUMATORËVE
Adresa: Rr. Bardhok Biba, P.75, Sh2, Kati 1, Tirana, AL
Person Kontakt: Avokat Altin Goxhaj – Drejtor Ekzekutiv
Tel.: + 355 42 220 331 , Mobile: +355 672004545,
E-mail: konsumatori@gmail.com , Web: www.konsumatori.org

© Copyright: Alblink 2008