njofto
Advanced Poll
Ku do ti kaloni pushimet?
Ne Durres?
Ne Shkoder?
Ne Vlore?
Ne Sarande?
Ne Lezhe ?
Ne Ballkan?
Ne Evrope?
Jashte Evrope?
Nuk do beni pushime?


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 107.82
EUR / LEK 136.80
GBP / LEK 166.53
CHF / LEK 106.94
Ndryshimi i fundit: 08.09.2010
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Topalli kerkon ndihmen e Lammert per viza
Shtuar me date:2010-03-16 09:52:17

BERLIN – 16 mars (Kuvendi) - Në udhëtimin e saj për vizitë zyrtare në Suedi, gjatë ndalesës në  Berlin, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u prit në Busdestag nga kryeparlamentari Norbert Lammert i cili i shprehu  kënaqësi dhe interes të veçantë për takimin.
 
Zonja Jozefina Topalli e falënderoi Presidentin e Bundestagut Z. Lammert që, megjithë impenjmet e tij të mëdha, i dha mundësinë Kryetares së Parlamentit për një takim që zgjati përtej kohës së parashikuar.
 
Zonja Topalli  bëri një ekspoze të zhvillimeve më të fundit në Shqipëri. Ajo i bëri të njohur reformat që ka ndërmarrë qeveria në drejtim të plotësimit të detyrimeve në proceset integruese.
 
Në mënyrë të veçantë e njohu kolegun e saj gjerman me përmbylljen e të gjitha kërkesave lidhur me menazhimin e kontrolluar të kufijve, me vëniën në funksion të teknologjive të reja më të avancuara në këtë drejtim,  të gjitha këto të lidhura me procesin e heqjes së vizave.

Gjithashtu zonja Jozefina Topalli  u ndal në punën në parlament dhe në numrin e madh të ligjeve të reformave të kaluara këto muajt e fundit.
 
Duke diskutuar lidhur me çështjet ekonomike, ajo shprehu krenarinë për vlerësimet e FMN-së  dhe Bankës  Botërore për Shqipërinë  si I vetmi vend në rajon që edhe pse I rrethuar nga kriza  financiare globale vazhdon me rritje ekonomike të qëndrueshme.
 
Në bisedën e gjatë me kryetarin e Bundestagut,  Kryetarja e Kuvendit u përqëndrua kryesisht në angazhimin e plotë e serioz të instutucioneve shqiptare për heqjen e vizave si një objektiv që I ka ardhur koha për t’u vënë në jetë. Zonja Jozefina Topalli shprehu shpresën dhe besimin se Gjermania sërisht do ta mbështesë Shqipërinë në heqjen e vizave për qytetarët e saj.
 
Në aksionin e saj përmes diplomacisë parlamentare kesaj radhe Kryetarja e parlamentit është përqëndruar tërësisht për të marrë mbështetjen nga vendet e BE-së për gjënë më të shtrenjtë e të rëndësishme  për shqiptarët – heqjen e vizave

Burimi; parlament.al


© Copyright: Alblink 2008