njofto
Advanced Poll
Ku do ti kaloni pushimet?
Ne Durres?
Ne Shkoder?
Ne Vlore?
Ne Sarande?
Ne Lezhe ?
Ne Ballkan?
Ne Evrope?
Jashte Evrope?
Nuk do beni pushime?


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 107.25
EUR / LEK 137.00
GBP / LEK 164.80
CHF / LEK 105.94
Ndryshimi i fundit: 07.09.2010
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Dhori Kule: MASH te perfundoje draftin per financimin e universiteteve
Shtuar me date:2010-03-16 13:30:39

TIRANE – 16 mars (Universiteti i Tiranes) - Universiteti i Tiranës organizoi sot në mjediset e rektoratit konferencën shkencore "Procesi i Bolonjës një realitet me shumë sfida për t’u zgjidhur", me pjesëmarrjen e dekanëve, shefave të departamenteve e dhjetra pedagogëve të universitetit, me qëllim prezantimin e sfidave të procesit të Bolonjës, problemeve të krijuara deri tani dhe mënyrën e zgjidhjes së tyre. Gjatë këtij takimi përshëndetën rektori i Universitetit të Tiranës, prof. dr. Dhori Kule dhe ministri i Arsimit dhe i Shkencës, prof. dr. Myqerem Tafaj.

Gjatë fjalës së tij, rektori Kule vlerësoi se nevojiten më shumë përpjekje për harmonizimin e arsimit të lartë në vend me ato që përcaktohen në Kartën e Bolonjës, si një proces mbarëevropian i zhvillimit të arsimit të lartë. "Kjo konferencë është një hap me rëndësi për të mundësuar zhvillimin e procesit të Bolonjës në universitetet tona" - tha rektori Kule - "Gjatë këtyre viteve ne kemi arritur me sukses të përfshijmë në sistemin tonë arsimor modelin evropian dhe tani duhet që ta përmirësojmë këtë sistem që kemi përfshirë".

Rektori Kule vendosi theksin në rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe në organizimin e studimeve universitare, sikurse theksoi nevojën për ligjin për financimin e universiteteve. "Besoj se brenda vitit ministria do të ketë përfunduar hartimin e ligjit për financimin e universiteteve, që do t'i japë një tjetër rol autonomisë sonë" - theksoi prof. dr. Dhori Kule.
Ministri i Arsimit, prof. dr. Myqerem Tafaj vendosi theksin në përmirësimin e kushteve për studentët dhe pedagogët, duke deklaruar edhe përparësitë që ka Universiteti i Tiranës, si universiteti më i madh në vend, në këtë aspekt. "Universiteti i Tiranës ka 1/5 e pedagogëve që kemi ne sot në arsimin e lartë, por ka 1/3 e pedagogëve që kanë gradën doktor, apo titullin profesor i asociuar dhe profesor" - tha ministri Tafaj, duke theksuar se është e nevojshme që të rriten mundësitë për kualifikimin e pedagogëve të rinj, sikurse edhe për rikthimin në atdhe të të gjithë emigrantëve të suksesshëm, çka po bëhet me programin "Brain Gain".

Gjatë kësaj konference referuan përfaqësues nga të tetë fakultetet e Universitetit të Tiranës, në lidhje me sfidat e ardhshme të arsimit të lartë në vend, në kuadër të procesit të Bolonjës. Konferenca me këtë çështje do të vijojnë edhe gjatë muajve në vijim në institucione të tjera të arsimit të lartë.

Burimi: Universiteti i Tiranes
Zyra e Shtypit
Ardit Bido


© Copyright: Alblink 2008