| Shtuar me date:2010-03-16 13:37:07 TIRANE – 16 mars (Tirana Bank) - Tirana Bank ka treguar një performancë mjaft të mirë gjatë vitit 2009 duke shënuar një fitim neto prej 13.4 milion Euro ose 27% më i lartë krahasuar me një vit më parë, pavarësisht rritjes me 39% të provigjioneve për kreditë e këqia (5.1mln Euro). Fitimi nga interesi neto ka pësuar një rënie të lehtë, kryesisht nga volumi më i ulët i biznesit si pasojë e krizës globale dhe gjithashtu ka rritur kostot e fondeve që nuk ju jane dhënë plotësisht huamarrësve. Shpenzimet operative, pavarësisht shpenzimeve të kryera për krijimin e degëve të reja dhe rinovimin e rrjetit ekzitues të degëve tona, janë vetëm 5% më të larta se viti i kaluar. Raporti shpenzime të ardhura është përmirësuar në 42% krahasuar me 45% një vit më parë.
Kreditë e këqia janë janë në nivele shumë të ulëta 6.6%, ndërsa 87% e totalit të portofolit të kredisë është i garantuar në para “cash” ose pasuri të patundshme. Raporti kredi depozita është 106%, thuajse i njëjtë me fundin e vitit 2008.
Totali i kaptalit shënon 84.7Mln euro ndërsa mjaftueshmëria e kapitalit qëndron në nivele shumë të larta 15.73%. Të gjithë këta elementë të sipërpërmendur krijojnë një bilanc shumë të shëndetshëm për bankën dhe një situatë financiare shumë të mirë.
Në përfundim, Tirana Bank pavarësisht krizës ka përmirësuar pozicionin e saj financiar dhe është bërë më e fortë për tu përballur me sfidat e vitit 2010.
Agim Fjolla
NEW POLITICS Public Relation Manager European Trade Center Blvd "Bajram Curri" 4-th floor Tel/Fax: +355 (04) 225 78 21 Mob: +355 6820 36 006 e-mail: agim.fjolla@new-politic.com
|