njofto
Advanced Poll
Ku do ti kaloni pushimet?
Ne Durres?
Ne Shkoder?
Ne Vlore?
Ne Sarande?
Ne Lezhe ?
Ne Ballkan?
Ne Evrope?
Jashte Evrope?
Nuk do beni pushime?


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 107.82
EUR / LEK 136.80
GBP / LEK 166.53
CHF / LEK 106.94
Ndryshimi i fundit: 08.09.2010
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Ina Rama takim me prokurorin e Pergjithshem te Spanjes
Shtuar me date:2010-03-16 13:46:08

TIRANE – 16 mars (Prokuroria e Pergjithshme) - Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë, znj. Ina Rama,ka pritur në një takim pune në Tiranë, Prokurorin e Përgjithshëm të Spanjës Z. Cándido Conde-Pompido Tourón.

Në qëndër të takimit ishte forcimi I bashkëpunimit mes dy institucioneve homologe, vazhdimi I eksperjencës së krijuar deri më tani dhe ngritja në nivel me të lartë të  bashkëpunimt që ekziston prej gati 2 vitesh.

Mes Prokurores së Përgjithshme Znj,Ina Rama dhe Kryeprokurorit Spanjoll Z.Cándido Conde-Pompido Tourón është diskutuar nënshkrimi I një marveshje të përbashkët midis prokurorisë Shqiptare dhe asaj Spanjolle.Marrveshja do të synojë forcimin e raportit të krijuar,lehtësimin e procedurave për shkëmbimin e informacionit dhe të hetimeve paralele që zhvillohen mes dy vendeve tona.

Gjatë bisedës për një bashkëpunim më të ngushtë mes palëve është prekur vecanërisht goditja e krimit të organizuar dhe lufta kundër terrorizmit.

Prokurori I Përgjithshem I Spanjës Z.Cándido Conde-Pompido është njohur nga Prokurorja e Përgjithsme Znj,Ina Rama me rezultatet e arritura në finalizim të  projektit të binjakëzimit.

Nga pala Spanjolle është treguar gadishmëri në vijimësi për të mbështetur Prokurorinë Shqiptare, edhe pas përfundimit të procesit të  zbatimit të projektit të binjakëzimit,I cili kish për qëllim  ofrimin e mbështetjes për Prokurorinë e Përgjithshme në kryerjen e inspektimeve dhe vlerësimin e prokurorëve.

Në këtë takim, me Prokuroren e Përgjithshme Znj,Ina Rama nga Prokuroria  merrte pjesë  Drejtori I Hetimit Ndjekjes Penale  Z.Sokol  Stojani , Drejtuesi I Projektit Z.Artur Selmani si dhe Drejtori i Inspektimit dhe Burimeve Njerzore Z.Arben Dollapaj,ndërsa prokurori I Përgjithsëm I Spanjës shoqërohej nga amabsadori Spanjoll Z.Manuel Montobbio, Drejtori I Inspektimit nw Prokurorinw Spanjolle Z.Alfonso Aya Onsalo dhe Drejtoresha e projektit znj,Roza Maria Perez.

Prokuroria e Përgjithshme
Zyra e shtypit

Holta Zhiti
Zëdhënëse e shtypit
Phone: +355 42 231 913
Mobile: +355 69 20 46 855
E-mail:hzhiti@pp.gov.al

© Copyright: Alblink 2008