| Shtuar me date:2010-03-17 23:29:40 STOKHOLM – 17 mars (Kuvendi) - Mbështetje për heqjen e vizave Kryetarja e Kuvendit e mori edhe nga Kryetari i komisionit të jashtëm të parlamentit të Suedisë, Goran Lennmarker, i cili i rezervoi një pritje të veccantë si dhe u zhvillua një seancë dëgjimore në këtë komision. Zoti Lennmarker, tha se “Shqipëria ka mbështetjen e plotë të Suedisë dhe ne do t’ju mbështesim për të përshpejtuar procesin integrues.” “Gjatë vizitave të fundit në Shqipëri, tha ai, kam konstatuar zhvillimet e shpejta në një kohë rekord. Jemi në anën tuaj për heqjen e vizave dhe i qëndrojmë fort kësaj politike. Ne ju mbështesim, sepse ju keni realizuar reformat. Kryetarja e Kuvendit tha se “ arritëm të bëjmë reforma rrënjësore, sepse vizioni ynë u mbështet në ëndrrën e shqiptarëve. Si përgjigje e këtyre reformave ne realizuar anëtarësimin në NATO, tani është koha për të hequr vizat për shqiptarët sepse kemi përmbushur detyrimet. I pyetur nga gazetarët pas takimit, zoti Lennmarker tha:
Parlament i Suedisë është angazhuar fort për liberalizimin e vizave. Ne mendojmë se deputetët e Partisë Socialiste duhet të zënë vendet e tyre në Parlament dhe të bëjnë opozitë konstruktive. Mendoj është shumë e rëndësishme që të gjithë deputetët të marrin pjesë në punimet e Parlamentit, sepse çështja qëndron në faktin që Parlamenti duhet të kryejë një punë cilësore. Mendoj se Qeveria ka ofruar që të hapë gjithçka, por jo ato që janë detyre kushtetuese e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe sistemit gjyqësor. Mendoj se Kushtetuta e vendit duhet respektuar.
Burimi: parlament.al
Share on Facebook
|