| Shtuar me date:2010-04-01 10:00:06 LIBRAZHD – 1 prill ( Alblink ) – Sot, u kap ne kohe rekord si dhe arrestimi ne flagrance shtetasi Lavderim Hamza Golemi, 19 vjec, lindur e banues ne fshatin Kotodesh, Komuna Rrajce Librazhd.
Policia e Elbasanit ben te ditur se “arrestimi i tij u be pasi, ky shtetas, pas nje grindjeje te castit ka qelluar me arme zjarri (cifte) shtetasit D.M dhe G.H, qe te dy te datelindjes 1992, banor te Komunes Rrajce-Librazhd.
“Te demtuari jane derguar menjehere ne Spitalin Librazhd, ku aktualisht jane jashte rrezikut per jeten”, - thote zedhenesja Valbona Begu. Sipas saj po punohet per dokumentimin e plote te kesaj ngjarje.
“Materialet iu kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqsor Elbasan per veprime te metejshme per veprat penale “Vrasje e mbetur ne tentative”, - perfundojne burimet policore.
Share on Facebook
|