njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
MASH trajnim per mesues dhe eksperte ne Itali per TIK
Shtuar me date:2010-04-06 12:41:34

TRAJNIM – 6 prill ( Ministria e Arsimit dhe Shkences ) - Ministria e Arsimit dhe e Shkencës (MASH) kërkon mësues ose specialistë IT për Projektin “ Të mësosh TIK në përmasa  Evropiane” të implementuar nga CESES NGO (Centro Europa per la Scuola, l’Educazione e la Società- Qëndra Europa për Shkollën Edukimin e Shoqërinë) bashkëfinancuar nga Kooperacioni Italian dhe Qeveria Shqiptare (MASH).

Projekti ka si qëllim krijimin e një Qëndre Kombëtare TIK për menaxhimin dhe  zhvillimin e trajnimit TIK në shkollat Shqiptare. Iniciativa  planifikon trajnimin e 15 trajnuesve në Milano (Itali)  dhe më pas  trajnimin e 60 mësuesve të Tiranës, Shkodrës, Vlorës, Pogradecit të cilët do të trajnohen  nga 15 trajnuesit TIK të çertifikuar në Milano.

Numri i të përzgjedhurve:

9 Mësues: 3 nga DAR Tirana Qytet dhe Qark, 2 nga DAR Vlora, 2 nga DAR Shkodra, 2 nga DAR Korça. Të përzgjedhurit do të jenë jo vetëm punonjës së varësisë së Drejtorive Arsimore Rajonale të përmëndura më sipër, por dhe të Zyrave Arsimore në varësi të DAR-eve respektivë. Shpërndarja e të të përzgjedhurve do të ketë dhe kriterin e mbulimit gjeografik të trajnimit.

Objektivi:

Kandidatët e përzgjedhur do të trajnohen në Itali dhe pas testimit do të pajisen me  çertifikatën trajner  për TIK.
Më pas, ata do të trajnojnë jo më pak se 60 mësues të tjerë të shkollave të qyteteve që parashikon projekti.

Kërkesat për kandidatët:

- Nënshtetësi Shqiptare dhe banues në Shqipëri
- Diplomimi Elektronikë, Informatikë
- Anglisht/Italisht shkëlqyeshëm (nëse njohin të dyja gjuhët do të ishte akoma më mirë)
- Kontratë pune si mësues në sektorin e TIK në shkolla publike, në Drejtoritë dhe Zyrat Arsimore Rajonale ose në qendra ose Institucione të tjera të varësisë të MASH të qyteteve Tiranë, Shkodër, Vlorë, Pogradec).
- Pashaportë Normale apo Biometrike të vlefshme të paktën deri në fund të 2010.
- Të gatshëm për të ndjekur në Itali 20 ditë kursin e trajnimit për trajnerë TIK.
- Të gatshëm të shpenzojnë kohë extra për organizimin e kurseve TIK në Shqipëri.
- Eksperiencë në sektorin e IT si trajnues në organizmat publike apo private.
- Çertifikim në TIK nga një qendër e njohur zyrtarisht nga Shteti Shqiptar.

 Si të aplikoni:

Duhet të dërgoni në adresat aprial2008@yahoo.com dhe ict.albania@gmail.com brenda datës  25 prill 2010 dokumentat e mëposhtëme:

   1. CV në format europian
   2. Motivi (arsyeja) e aplikimit (një letër të shkurtër)
   3. Pashaportën normale apo biometrike të skanuar
   4. Letër reference të Drejtorisë së shkollës apo institucionit ku punon

Shënim:
Vetëm një listë e shkurtër e kandidatëve do të përzgjidhen për intervistë.

Më poshtë po paraqesim Formatin Europian të CV i cili mund të merret i gatshëm si model në adresën e mëposhtëme:
http://europass.cedefop.europa.eu


Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008