njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Libri elektronik i shitjes dhe blerjes, refuzojne 1500 biznese
Shtuar me date:2010-04-06 17:30:13

TIRANE – 6 prill ( Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ) - Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve del me kete njoftim per mediat per te pasqyruar rezultatin e dorezimit ne menyre elektronike te librave te shitjes dhe blerjes, nga te gjithe tatimpaguesit e regjistruar per TVSH-ne dhe Tatimin mbi fitimin, ( ose sic quhen tatimpaguesit e Biznesit te madh), te cile ne zbatim te Ligjit nr.9920, “Per procedurat Tatimore ne Republiken e Shqiperise”, Udhezimit nr.2 te Ministrit te Financave, date 28.01.2010 dhe VKM nr.55 date 3 Shkurt 2010, kishin detyrimin per te dorezuar elektronikisht keto dokumente tatimore.

Nga rreth 15000 tatimpagues, te cilet sipas legjislacionit tatimor ne fuqi, kishin detyrimin per te dorezuar elektronikisht librat e shitjes dhe blerjes, deri ne oren 24.000 te dates 5 Prill ( kur perfundonte afati ligjor i deklarimit), kane dorezuar elektronikisht rreth 13.000 tatimpagues. E shprehur ne %, rreth 90 % e tatimpaguesve te regjistruar per TVSH dhe Tatim- fitimi, kane permbushur detyrimin ligjor te dorezimit ne menyre elektronike te librave te shitjes dhe blerjes.

Dorezimi elektronik i Librave te shitjes dhe blerjes, sipas kalendarit te percaktuar ne Udhezimin nr.2, date 28.01.2010 te Ministrit te Financave, filloi ne muajin shkurt ( per periudhen tatimore janar 2010) per tatimpaguesit e Njesise se Tatimpaguesve te Medhenj ).
Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, shpreh falenderim per te gjithe tatimpaguesit, qe ne zbatim te detyrimit ligjor, me gjithe veshtiresite teknike qe kane hasur si rrjedhoje e kerkesave ndaj zhvillimeve te tregut te Teknologjise se Informacionit ne te gjithe territorin e Shqiperise, realizuan permbushjen e ketij detyrimi, duke realizuar dergimin ne menyre elektronike te librave te shitjes dhe blerjes.

Rezultati i permbushjes se ketij detyrimi eshte nje moment historik ne jeten e Administrates Tatimore dhe ne marredheniet midis saj dhe tatimpaguesve. Ky rezultat e solli Administraten Tatimore Shqiptare ne nivel te barabarte me Administratat tatimore te vendeve te tjera, te cilat kane vite qe i kane implementuar keto teknologji.

Me ndryshimet e Legjislacionit tatimor, me hyrjen me fuqi te ketyre ndryshimeve, gjate muajve shkurt dhe mars, jane zhvilluar trajnime ne te gjitha Drejtorite rajonale Tatimore, nga nje staf i pregatitur trajneresh te Sherbimit ndaj Tatimpaguesve, duke trajnuar me shume se 10000 tatimpagues.

Administrata Tatimore inkurajon te gjithe tatimpaguesit, per permbushjen e detyrimeve te tyre ligjore, dhe i fton te gjithe atat tatimpagues qe per arsye te ndryshme teknike nuk munden te perfundonin dorezimin elektronik te librave, te vazhdojne te kryejne kete proces edhe gjate diteve ne vazhdim.

Per cdo sqarim apo paqartesi, te gjithe tatimpaguesit jane te ftuar mund te drejtohen prane zyrave te Sherbimit ndaj Tatimpaguesve, ku mund te marrin informacion dhe asistencen e duhur.

Burimi: Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve
Zyra e Shtypit: 2276 806
E-mail:  zyraeshtypit@tatime.gov.al
Në internet : www.tatime.gov.al

Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008