njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Grupi grek “Hygeia” Brenda vitit me spital privat ne Tirane
Shtuar me date:2009-02-23 16:23:44

TIRANË - Brenda këtij viti në Tiranë pritet të hapet spitali privat "Hygeia", një investim prej 50 milion euro i grupit të njohur grek "Hygeia", që synon të renditet si operatori më i madh në ofrimin e gjithë paketës së shërbimeve shëndetësore në Europën Juglindore, Mesdhe dhe Lindjen e Mesme.
Spitali "Hygeia" pritet të ofrojë edhe ato shërbime shëndetësore, që mungojnë aktualisht në vend, duke u bërë kështu një partner i rëndësishëm i sistemit publik shëndetësor. Ai do të vendoset në kryqëzimin e arterieve kryesore të Tiranës, në një sipërfaqe shfrytëzimi prej 25.000 m2. Sipas projektit, spitali, një godinë 7 katëshe, do të ketë një kapacitet prej 220 shtretër. Çdo gjë në këtë spital është projektuar sipas standardeve më të avancuara ndërkombëtare, që aplikohen tashmë në spitalet më të njohura në botë.
     Spitali do të jetë i pajisur me teknologjine mjekësore bashkëkohore dhe do të disponojë midis të tjerash një Qendër Radioterapeutike për Onkologjinë, me aksileratorë linerarë, një shërbim model të Kardiokirurgjisë dhe Hemodinamikës, si dhe një bllok operator me 9 salla operacioni për të gjitha specialitetet e Kirurgjisë, të pajisura maksimalisht, si dhe për ndërhyrjet laparoskopike.

Në këtë qendër pritet të punësohen më shumë se 400 punonjës, të cilët do të trajnohen në Greqi, Shqipëri dhe vende të tjera të Europës, pohojnë burime nga ky spital. Stafi do të ofrojnë kujdes mjeksor, spitalor, asistencë teknike e administrative për pacientet dhe të afërmit e tyre.
Përsa i përket ekipit mjekësor, drejtuesit e këtij spitali synojnë pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin e gjerë të elitës së mjekësisë shqiptare. Ata shprehen të hapur ndaj çdo lloj propozimi, lidhur me kualifikimin, pajisjet dhe teknikat mjekësore, duke synuar dhe bashkëpunim në shkëmbimin e ndërsjelltë të dijeve dhe eksperiencës.

Spitali "Hygeia" i Tiranës mori vlerësime si një iniciativë dinjitoze, që vjen me një performancë të përsosur, gjatë prezantimit të projektit të tij, disa ditë më parë në mjediset e Hotel Sheraton.
     Kryetari i Komisionit Parlamentar të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, Tritan Shehu, u shpreh se "spitali 'Hygeia' i Tiranës do të luajë një rol të rëndësishëm në tregun shëndetësor në Shqipëri". Spitali është pjesë e një grupi tashmë të konsoliduar si një lider në ofrimin e shërbimeve spitalore në Greqi e me gjerë në rajon, vuri në dukje ai.

Me këtë rast, z. Shehu shprehu angazhimin se "në komisionin parlamentar që drejton, do të ndërmerren iniciativa të tilla ligjore që spitalet private ne Shqipëri të funksionojnë realisht si komplementare të sistemit publik".

E pranishme në këtë prezantim, ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, pasi shprehu mbështetjen e MSH-së për sektorin privat në shërbimin shëndetësor në Shqipëri, e përkufizoi këtë spital si një operator të fuqishëm komplementar të sistemit publik në vend. Znj. Godo vuri në dukje se ky spital ofron pikërisht ato shërbime, të cilat sot për sot i mungojnë tërësisht sistemit spitalor në Shqipëri, duke përmendur radioterapinë me akseleratorë linearë në trajtimin e tumoreve, etj.
     Ndërsa, drejtori i Organizimit dhe Zhvillimit të Grupit Hygeia, z. Anthony Rapp, cilësoi në fjalën e tij se "objektivi ynë është t’u shërbejmë pacientëve jo vetëm nga Shqipëria,  por edhe nga vendet fqinje si Kosova, FYROM dhe Mali i Zi".

Gjatë prezantimit të projektit u vlerësua gjithashtu se "bashkëpunimi i vazhdueshëm me Qendrat e specializuara të Grupit 'Hygeia' është garancia për cilësinë e lartë të shërbimeve që do të ofrojë spitali me të njëjtin emër në Tiranë".  Grupi "Hygeia" është më i madhi në sektorin shëndetësor privat në Greqi, ndërsa themelimi i spitalit privat në Tiranë përbën përpjekjen e parë të tij për shtrirje në Ballkan.
Në prezantimin e projektit të këtij spitali ishin të pranishëm gjithashtu presidenti i Grupit "Hygeia", z. Konstantinos Stavrou, dhe përfaqësues të tjerë të këtij grupi, ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Anastas Duro, etj.    

Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008