| Shtuar me date:2010-05-12 14:26:43 APLIKIME – 12 maj ( MASH ) - Qeveria japoneze, në kuadër të “Programit të Bursave”, ofron 1 (një) bursë për studime pasuniversitare kërkimore në një nga universitetet e Japonisë në fushën e kërkimit, për vitet akademike 2011-2013 (prill 2011-mars 2013).
Aplikantët duhet të jenë nën moshën 35 vjeç dhe të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Programi i studimit për të cilin do të aplikohet duhet të jetë i njëjtë, ose i lidhur me degën në të cilën aplikanti ka mbaruar studimet. Fushat e studimit për këtë program bursash përcaktohen si më poshtë : 1. Në shkencat shoqërore dhe humanitare: Letërsi, histori, estetikë, drejtësi, shkenca politike, ekonomik, tregti, pedagogji, psikologji, sociologji, muzikë, artet e bukura.
2. Në shkencat natyrore: Shkenca të pastra ekzakte, inxhinieri, bujqësi, peshkim, mjekësi, stomatologji, ekonomik etj. Aplikantët e interesuar për këtë bursë të paraqiten pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për një informacion më të hollësishëm lidhur me llojin e bursës që ofrohet, mënyrën e plotësimit të formularit të aplikimit dhe të përgatitjes së dokumentacionit, si dhe për të tërhequr formularët. Informacioni përkatës për këtë bursë gjendet edhe në adresën e mëposhtme të internetit :
www.studyjapan.go.jp/en/toj/toj0307e.htlm+#3; Afati i fundit i dorëzimit të aplikimeve në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës është data 28 Maj 2010.
Burimi: MASH
Share on Facebook
|