njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Mbyllet testi i Matematikes, pergjigjet e MASH
Shtuar me date:2010-06-15 16:09:22

TIRANE – 15 qershor ( MASH ) - Mbyllet procesi i provimit të detyruar të Maturës Shtetërore 2010 për lëndën e Matematikës.

Rreth 38.000 maturantë provuan sot dijet e tyre për lëndën e matematikës, nëpërmjet një testi të përgatitur nga ekspertët e përzgjedhur të kësaj fushe.

Pas shpërndarjes së tezës në të gjitha shkollat dhe mjediset e përzgjedhura nga DAR/ ZA-të, provimi filloi njëkohësisht në orën 10:00 dhe zgjati 2 orë e 30 minuta. 

Nga monitorimi i vazhdueshëm për Maturën Shtetërore, në 37 Drejtori Arsimore Rajonale dhe Zyra Arsimore rezultoi se gjithçka eci normalisht.

Menjëherë pas përfundimit të provimit të Matematikës të gjitha testet e maturantëve do të nisen në drejtim të Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve (AVA), me masa të rrepta sigurie dhe do të shpërndahen në katër qendrat e korrigjimeve në të gjithë Shqipërinë.

Procesi i vlerësimit të testeve do të monitorohet nga ekspertë të politikave të inspektimit në MASH dhe specialistë të Inspektoriatit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar.

Çdo maturant, çdo prind, çdo institucion dhe çdo i interesuar për provimin e kësaj lënde mund t’i gjejë përgjigjet në faqen e internetit të MASH-it (www.mash.gov.al ).

Burimi: Ministria e Arsimit dhe Shkences
Zyra e Shtypit
Brikena Kollcinaku

Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008