njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Matura 2010, MASH shpall rezultatet e Gjuhe - Letersise
Shtuar me date:2010-06-16 15:03:06

TIRANE – 16 qershor ( MASH ) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon rezultatet e provimit të detyruar për lëndën e Letërsi-Gjuhë shqipe.

Në këtë provim morën pjesë 37271 nxënës.

Korrigjimi i tyre u krye në 4 qendra kombëtare vlerësimi, përkatësisht në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Shkodër.

MASH vlerëson se korrigjimi i dyfishtë, si element i ri i këtij procesi ishte rigoroz. Në analizë të rezultateve përfundimtare mund t’ju komunikoj se13,13 % e maturantëve janë vlerësuar me notën 9 dhe10, ndërsa numri i nxënësve që nuk u vlerësuan kalues është 1197 pra (3,21%). 

Të gjitha rezultatet maturantët kanë mundësi t’i gjejnë në web-site zyrtar të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në bazë të ID së tyre.

Pas përfundimit të procesit të korrigjimit të testeve nga AVA, APRIAL ka nisur printimin e listave të notave të maturantëve dhe shpërndarja e tyre nëpër DAR/ZA-të, prej ku do të nisen për afishim në shkolla.

Nga ana tjetër MASH siguron se edhe procesi i vlerësimit të provimit të Matematikës dhe ai i lëndëve me zgjedhje do të bëhet me të njëjtat standarde.

MASH përshëndet gjithashtu nxënësit, mësuesit, prindërit, punonjësit e DAR/ZA-ve, administratorët dhe vlerësuesit për përmbylljen me sukses të provimit të parë të Maturës Shtetërore 2010 dhe u uron nxënësve suksese në rezultatet e provimit të Matematikës dhe në provimet me zgjedhje.

Burimi: Ministria e Arsimit dhe Shkences
Zyra e Shtypit
Brikena Kollcinaku


Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008