– Tre ministra te kultures se rajonit celin Çelet në Ulqin Panairi 10-të i Librit, 28 korrik – 4 gusht 2010, në shëtitoren e Plazhit të Vogël
- Të ftuar shumë shkrimtarë, poetë, akdemikë e politikanë të niveleve më të larta nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedoni, Bosnja etj.
- Ministrat e Kulturës së Shqipëisë, Malit te Zi dhe Kosovës të ftuar në Ceremoninë e Çeljes në mbrëmjen 28 korrikut.
NJOFTIM – 16 Korrik ( Shoqata e Botuesve ) –Në qytetin e Ulqinit, do të organizohet Panairi tradicional i Librit “Ulqini 2010”. Organizatorët, Komuna (Bashkia) e Ulqinit Shoqata e Botuesve Shqiptarë kanë vendosur periudhen 28 korrik – 4 gusht si më të përshtatshmen për të ngritur stendat e librave, sipas traditës që është krijuar më veprimtari të këtij lloji.
Mbështetur këtë vit nga Komuna e Ulqinit, nën kujdesin e kryetarit të saj z. Gëzim Hajdinaga, panairi i sivjetëm është i pari që çel veprimtaritë me librin në stinën verore për t’i hapur rrugë më pas gjatë muajit gusht edhe panaireve të librit në qytetet e jugut të Shqipërisë, si Vlora e Saranda. Veç librave nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, do të ekspozohen libra e do të marrin pjesë botues edhe nga Mali i Zi, Bosnja e pakicat e tjera kombëtare të kësaj republike.
Botuesit pjesmarrës dhe librat që do të paraqiten
Do të jenë ata që përfaqësohen vazhdimisht në veprimtari të tilla me karakter kulturor kombëtar , që vijnë nga e gjithë hapsira shqiptare e Rajonit tonë dhe që janë përfaqësuesit më të rëndësishëm të botimeve shqiptare në këto 15 vjetët e fundit. Mbi 60 botues do të jenë prezent gjatë ditëve të panairit ose do të dërgojnë botimet e tyre më të mira të përfaqësuara nëpërmjet agjencive të shpërndarjes së librit.
Lista e botuesve që kanë konfirmuar pjesmarrjen është pasqyruar në fund të këtij materiali informativ.
Në Panairin e librit në Ulqin parashikohet të ekspozohen dhe të ofrohen për shitje mbi 6000 tituj librash, nga të cilat mbi 500 janë tituj të rinj. Letërsi artistike, autorë shqiptarë e të huaj, histori, botime enciklopedike, guida turistike e harta të çdo lloji, letërsi për fëmijë, fjalorë e metoda për mësimin e shqipes dhe të gjuhëve të huaja, libra utilitarë për zanate e profesione të ndryshme, albume e katalogë gjithfarësh etj.etj. do të jenë librat që do të paraqiten para lexuesve ulqinakë e pushuesve të huaj.
Të ftuarit e veçantë
Është traditë e panairit të librit në Ulqin që të ketë në çdo edicion të ftuar të veçantë, personalitete nga fusha e kulturës, akademikë, administrata shtetërore apo politika. Kështu në vitet e kaluara shiritin e inaugurimit të kësaj veprimtarie e kanë prerë personalitete të tilla si Dritëro Agolli, Rexhep Qosja, Ismail Kadare, Fatos Arapi, Fatos Kongoli, Ali Podrimja, Jevren Brkoviq, Luan Starova, Zuvdi Hoxhiq, Sreten Asanoviq,, ministrat e Kulturës të Shqipërisë e të Malit të Zi, akademikë e parlamentar të të dy vendeve, si dhe deri në ish-presidenti i Shqipërisë Rexhep Meidani, ndërsa para pak vitesh, në vitin jubilar të 5-vjetorti të këtyre panaireve, presidentët aktual të dy vendeve, Alfred Moisiu i Shqipërisë dhe Filip Vujanoviq i Malit të Zi.
Vitin e kaluar, në edicionin e vitit 2009 ishin përsëri dy presidentët e Shqipërisë dhe Malit të Zi, z.Bamir Topi dhe Filip Vujanoviq, që ishin të ftuarit e nderit dhe morën pjesë në Ceremoninë e inaugurimit të kësaj veprimtarie të rëndësishme rajonale.
Prania e tyre, padyshim, ia ka rritur rëndësinë dhe peshën këtyre veprimtarive me librin, si dhe interesimin e lexuesve, vizitorëve dhe pushuesve të shumtë që mbipopullojnë Ulqinin gjatë stinës së verës.
Këtë vit, në edicionin e 10-të të tij, të ftuar të veçantë dhe në qendër të vemëndjes së publikut bashkë me veprën e tyre do të jetë shkrimtari Besnik Mustafaj nga Shqipëria, si dhe një shkrimtar i njohur nga Mali i Zi. Mbrëmja e ditës së dytë të dhe të tretë të panairit do t’u kushtohet ekskluzivisht atyre dhe kontributit që kanë me veprën e botuar dhe veprimtarinë akademike.
Për këto figura të njohura në rajonin tonë do të flasin gjerësisht studiuesit Piro Misha e akademiku Josif Papagjoni, si dhe botuesja Irena Toçi, etj.
Media e shkruar dhe elektronike eshte e ftuar te ndjeke çeljen e panairit të 10-të në Ulqin, si dhe veprimtaritë me librin, me shkrimtarët dhe studiuesit e ftuar, çdo mbrëmje, nga data 28 korrik e deri më 4 gusht 20010.
Veç veprimtarive të tjera, për median, pjesmarrësit dhe të interesuarit e tjerë organizatorët do të japin konferenca për shtyp në lidhje me rezultatet dhe realizimin e qëllimit të këtij aktivitetit, si para, gjatë dhe në mbyllje të veprimtarisë, sipas një njoftimi që do të bëhet i ditur së shpejti.
Për të ftuarit dhe përfaqësuesit e medias do të ketë kushte lehtësuese akomodimi, sipas njoftimit dhe ftesave që do të dërgohen nga organizatorët.
Botuesit që kanë konfirmuar pjesmarrjen (renditja sipas kohës së prenotimit):
Toena, Ombra GVG, Camaj-Pipa, Gjergj Fishta, Lisitan, Labova, Skanderbeg Books, Fan Noli, Neraida, Bota Shqiptare, Uegen, Arbëria, Globus-R, Agjencia Kuçuku, Asdreni Prishtinë (përfaqësohet edhe me librat e Faik Konicës, Institutit Albanoligjik e Dukagjinit), , Argeta, Dritan, Elta Prishtine, Artini Prishtine, Elta Deveja, Alb-Books, Iliria, Instituti Albanologjik Prishtine, Instituti i Dialogut dhe Komunikimit, Logos-a Shkup, ASR Shkup, Furkan Shkup, Nun Tetovë, Thesari Shkup, Vatra Shkup, Asdreni Shkup, Karver Podgoricë, Almanah Podgoricë, Dora d’Istria, Canu Podgoricë, Danu Podgoricë, Biblioteka Qëndrore Popullore Podgoricë, CID, Gospa od Skrepjela Podgoricë, Plima Podgoricë, Shoqata malazeze e shkrimtarëve për fëmijë e të rinj Pogdoricë, Shkrimtarët Ulqinakë, Çamëria.
PROGRAMI I PANAIRIT
E mërkurë, 28 korrik 2010
Ora 10.00: Konferencë shtypi e organizatorëve para Çeljes së panairit. (Restorant “Hollegro”).
E enjte, 28 korrik 2010
Ora 20.30: Program artistik festiv.
Ora 21.00: Çeremonia e Çeljes(me praninë ministrave të Kulturës të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës).
Ora 21.30: Vizitë në stendat e Panairit.
Ora 22.00: Kokteil për të ftuarit.
E premte, 29 korrik 2010
Ora 11.00:Takim-Pritje në Komunën e Ulqinit.
Ora 18.00 – 24.00: Vizita të lexuesve në stendat e panairit.
Ora 20.30: Konferencë shtypi e organizatorëve.
Ora 21.00: Takimi promovues me të ftuarit e panairit: Me shkrimtarin Besnik Mustafaj. Kumtojnë studiuesi Piro Misha, akademiku Josif Papagjoni dhe botuesja Irena Toçi.
Ora 22.00: Kokteil për të pranishmit.
E shtunë, 30 korrik 2010
Ora 18.00 – 24.00: Vizita të lexuesve në stendat e panairit.
Ora 21.00: Takimi promovues me të ftuarit e panairit: Shkrimtar nga Mali i Zi.
E dielë, 31 korrik 2010
Ora 18.00 – 24.00: Vizita të lexuesve në stendat e panairit.
Ora 21.00: Takimi promovues me të ftuarit e panairit: Me shkrimtarin malazez Andreji Nikolaidis, studiues dhe eseist. Kumton: Prof.dr. Basri Çapriqi dhe gazetari Zenel Katana. (Hotel Albatros).
E hënë, 1 korrik 2010
Ora 18.00 – 24.00: Vizita të lexuesve në stendat e panairit.
Ora 18.00 – 22.00: Shkrimtarë të ndryshëm në stendat e botuesve të tyre.
E martë, 2 gusht 2010
Ora 10.00: Konferencë shtypi e organizatorëve në mbyllje të Panairit të Librit.
Ora 18.00 – 24.00: Vizita të lexuesve në stendat e panairit.
Ora 18.00 – 22.00: Shkrimtarë të ndryshëm në stendat e botuesve të tyre.
E mërkurë, 3 gusht 2010
Ora 18.00 – 24.00: Vizita të lexuesve në stendat e panairit.
Ora 18.00 – 22.00: Shkrimtarë të ndryshëm në stendat e botuesve të tyre.
Ora 24.00 – Mbyllja e edicionit të 10-të të Panairit të Librit në Ulqin.
ZYRA E SHTYPITE SHOQATËS SË BOTUESVE