njofto
Advanced Poll
Ku do ti kaloni pushimet?
Ne Durres?
Ne Shkoder?
Ne Vlore?
Ne Sarande?
Ne Lezhe ?
Ne Ballkan?
Ne Evrope?
Jashte Evrope?
Nuk do beni pushime?


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 106.80
EUR / LEK 137.05
GBP / LEK 164.49
CHF / LEK 105.18
Ndryshimi i fundit: 03.09.2010
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
PDK: Berisha ndal sulmet ndaj Topit
Shtuar me date:2010-07-29 20:10:56

TIRANE – 29 korrik ( Partia Demokratistiane ) – Deklarate per shtyp e PDK-se per sulmet e mazhorances ndaj presidentit Topi


Partia Demokristiane e Shqipërisë po ndjek me shqetësimin konfliktin e krijuar  ditët e fundit midis institucionit të Presidentit të Republikës dhe maxhorancës qeverisëse të Partisë Demokratike, konflikt që u shtohet konflikteve të shumta që ka prodhuar kjo maxhorancë pas zgjedhjeve të manipuluara të 28 Qershorit, duke krijuar pengesa serioze për funksionimin e demokracisë dhe duke e futur vendin në krize të thellë dhe të dyfishtë: politike dhe institucionale.

PDK i konsideron sulmet ndaj institucionit të Presidentit të Republikës si sulme të mirëfillta politike dhe si një përpjekje për të shmangur vemendjen nga kriza e thellë politike dhe problemet e shumta ekonomike që po e bëjnë çdo ditë e më të padurushme jetësen e qytetarëve shqiptarë.

PDK gjykon se maxhoranca qeverisëse ka përgjegjësi të plotë për bllokimin e emrimit të anëtarëve të rinj në Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë.

Rrezimi në Kuvend i kandidaturave të propozuara nga Presidenti i Republikës është bërë për motive krejtësisht politike, në kundërshtim të plotë me legjislacionin e vendit dhe sugjerimet e partnerëve ndërkombëtarë.

Akuzat e maxhorancës të kundër Presidentit të Republikës vijnë në vazhdën e pëprpjekjeve që po bën Partia Demokratike për të goditur dhe nënshtruar institucionet e pavarura kushtetuese, si Gjykatat, Prokurorinë, Shërbimin Informativ Shtetëror, KLSH, Avokatin e Popullit, Gjykaten administrative, Pushtetin Lokal dhe institucioe të tjera që garantojnë funksionimin e shtetit të së drejtës dhe të demokracisë ne vend.

Ndersa ja ka arritur qellimit duke vene nen kontroll te plote: Radio Televizionin Shqiptar, KKRT, Autoritetin e Konkurences, Inspektoriatin e Kontrollit te Pasurise etj.

Në një kohë kur faktori ndërkombëtar, miqtë dhe partnerët perendimorë të Shqipërisë, institucionet e Bashkimit Europian dhe SHBA kërkojnë që maxhoranca  të zgjidhe krizen politike në vend, të bëjë transparencën e zgjedhjeve dhe të bashkëpunojë me opozitën për kryerjen e reformave kryesore që nxisin ecjen e vendit tonë në rrugën e antarësimit në Bashkimin Europian, maxhoranca me kokefortësi vazhdon të ndjekë politikën e konfliktit dhe shton pëprpjekjet për të nënshtruar dhe mposhtur instituciuonet kushtetuese duke mbajtur të bllokuara reformat, proceset integruese dhe zhvillimin normal të vendit.

PDK gjykon se agresiviteti dhe arroganca e kësaj maxhorance ndaj institucioneve dhe ndaj kujdo që kritikon qeverinë për sjelljet e saj jodemokratike, qofshin këta edhe përfaqësues diplomatikë të nderuar të vendeve tona mike, tregon krizën e thellë që ka përfshire maxhorancën dhe frikën e saj për largimin e detyruar nga pushteti.

PDK, i bën thirrje maxhorancës  dhe kryministrit Berisha që, në interes të vendit dhe të qytetarëve shqiptarë, të ndalë sulmet ndaj institucioneve të pavarura, Presidentit të Republikës  dhe të ndergjegjesohet për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale per kthimin e normalitetit demokratik në vend.

Burimi: PDK
Zyra e shtypit



© Copyright: Alblink 2008