| Shtuar me date:2010-07-29 20:15:24 TIRANE – 29 korrik ( Shoqata e te Perndjekurve Politike ) – Deklarate per shtyp e te perndjekurve politik per prishjen e pallakatit perkujtimor ne qender te Tiranes
Cenimi i memorialit të krimit komunist shqiptar, një vepëer e turpshme, për të fshirë nga memoria e kombit krimin 45 vjeçar që i ka ndodhur shoqërisë shqiptare!
Më datë 29 korrik 2010 kemi marrë informacion se ekskavatorët e Bashkisë së Tiranës kanë tentuar të shkatërrojnë pllakatën e krimit komunist që ne ish-përndjekurit politkë kemi vendosur në sheshin “Skënderbej”, në vendin që dikur qëndronte busti i dikatorit Enver Hoxha.
20 vjet më parë, regjimi i terrorit të kuq, i njohur si "diktatura e proletariatit" u përmbys me turp në Shqipeni. Busti i diktatorit u coptua nga një popull i zemruar. Emri i Shqipërisë në botën e jashtme ishte sinonim me shtypjen, mjerimin dhe varferinë, ashtu si në nëpër vende të tjera të qeverisura nga diktaturat.
Si në rastet tjera gjatë historisë, një popull me tradita, siç është populli shqiptar, mban me vete bërthamën e mbijetesës, traditën e besës, nderit, burrërisë, mikëpritjes, dhe luftës për liri. Për 45 vjet me radhë, kemi qenë ne shqiptarët të persekutuar nga komunizmi, që njohëm arrestimet, torturat, burgimet e ekzekutimet e pafund të xhelateve komuniste.
Mbas një muaj që në këtë vend kemi vendosur pllakatën memoriale të bilancit të krimit komunist, babëzia e politikes e urrejtjtes kërkon të fshijë dhe këtë memorial...Jemi këtu për të denoncuar këtë akt antikombetar që i bëhet historisë së kombit.
Politika shqiptare ka mëse 20 vite që përdor retorika për dënimin e krimit dhe ska bërë asgjë për të dokumentuar këtë krim dhe për ta dënuar atë, dhe kërkon të heqë një copëz të memories kriminale të vendosur nga viktimat të cilat akoma nuk i kanë marrë të drejtat e tyre..
Si pjesa e nderit të këtij Kombi, me kapitalin moral shqiptar ku mbeshteten të gjitha institucionet shtetërore dhe shoqërore, jemi ne, ata, që mbajtëm mbi kurriz të dërrmuar nga kamxhiku i kuq barrën e madhe të ruajtjes së lirisë për të gjithë, pa asnjë dallim. Jemi ne ata që dhamë peshen morale të hyrjes në NATO, dhe jo pushtetet e korruptuara.
Ne gëzojmë të drejtën e fituar me gjak për fjalën e lirë, mendimin e lirë, veprimtarinë e lirë e ligjore më shumë se asnjë tjetër. Kjo e drejtë nuk është një privilegj që kërkojmë, por një e drejtë që nuk mund të mohohet nga askush. E kur ajo mohohet, siç është rasti shumë herë në vitet e fundit, e drejta e jonë për revoltim është e shenjtë, dhe e pacenueshme.
Ne vendosem në këtë vend “Memoriali” kushtuar mijëra shqiptarëve që u masakruan nga diktatura komuniste. Ashtu siç kanë bërë të gjitha vendet ish- komuniste, por politika ka problem që ta mbulojë këtë krim, ashtu siç bëri me deformimin e burgut të Burrelit, Spaçit, Qafë-Barit etj.
I bëjmë me dije të gjithë opinionit kombëtar si dhe pushteteve në Shqiperi, se nuk do të lejojmë asnjëherë që për interesa pasurimi të fshijnë memorialin e krimit komunist shqiptar. Nuk do të lejojmë që keta politikanë të dashuruar pas diktaturës të shkatërrojnë historinë e një kombi dhe të bëjnë deformimi të historisë kombëtare.
I bëjmë me dije zotit Edi Rama të tërheqë menjëherë ekskavatorët dhe të lëvrojë fondin për ndërtimin e këtij memoriali, ndërtimi i këtij memoriali është detyrim kombetar për të iu kërkuar ndjesë të gjithë familjeve shqiptare që u masakruan, nga ajo diktaturë.
Kërkojmë nga Kryeministri lëvrimin e fondit për ndërtimin e këtij memoriali, dhe deklaratën publike se memorizimi i krimit komunist duhet të jetë prioritet i kësaj qeverie që ka ardhur në pushtet me votat e kësaj pjese të shoqërisë.
U kërkojmë forcave politike të deklarohen se janë për të vërtetat historike të këtij kombi apo duan të vazhdojnë formalizmat ndaj krimit komunist siç kanë vazhduar nga 20 vite të tranzicionit.
Paralajmërojmë politikën dhe shtetin, se ne nuk do të lejojmë heshtjen tuaj. Por memoriali do te jete ketu, dhe pa kaluar mbi trupat tonë ju politikanë nuk mund të prishni memorialin e krimit komunist.
Në përvjetorin e perkujtimit të NËNË TEREZËS, ne ju kujtojmë dhe njëherë se NËNË TEREZA përpara se të përfaqësojë shqiptarët dhe Shqipërinë është përfaqësuesja e nënave tona, atyre qe mbajten gjallë familjet e të burgosurve dhe të persekutuarve nga komunizmi siç qe dhe ajo vetë.
Faleminderit
Besim NDREGJONI Adrian KATI
SEKRETAR I PERGJITHSHEM DREJTOR EKZEKUTIV Burimi: Shoqata e te Perndjekurve Politike
|