njofto
Advanced Poll
Ku do ti kaloni pushimet?
Ne Durres?
Ne Shkoder?
Ne Vlore?
Ne Sarande?
Ne Lezhe ?
Ne Ballkan?
Ne Evrope?
Jashte Evrope?
Nuk do beni pushime?


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 106.80
EUR / LEK 137.05
GBP / LEK 164.49
CHF / LEK 105.18
Ndryshimi i fundit: 03.09.2010
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Meta takim me Ahmad Masa`deh
Shtuar me date:2010-07-30 22:54:42

BARCELONE – 30 korrik ( MPJ ) - Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në selinë e Sekretariatit të Përgjithshëm të Bashkimit për Mesdheun, në Barcelonë, ku u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i BpM-së, z. Ahmad Masa`deh.

Në hyrje të takimit z. Meta përshëndeti zgjedhjen e z. Masa`deh në postin e rëndësishëm të Sekretarit të BpM-së, si një diplomat me profil të lartë e të konsoliduar dhe e siguroi atë për mbështetjen e gjithanshme dhe të fuqishme të Shqipërisë në kryerjen e detyrës së tij të re.

Z. Meta u shpreh, gjithashtu, se angazhohet të jap ndihmesën e vet për funksionimin e Sekretariatit të Përgjithshëm, duke kontribuar me personel dhe mbështetje financiare.

Nga ana tjetër, u shpreh z. Meta, Shqipëria është e gatshme të luaj një rol sa më aktiv në gjirin e BpM-së dhe për këtë ofrohet të jetë vendi pritës i takimeve në nivel ministrash në të gjitha fushat e veprimtarisë, si energji, bujqësi, mjedis, turizëm etj.

Z. Meta i shprehu Sekretarit të Përgjithshëm të BpM-së se kjo vizitë është shprehje e dimensionit mesdhetar të politikës së jashtme të vendit tonë.

Edhe pse për Shqipërinë përbën prioritet integrimi në strukturat europiane, ajo e sheh angazhimin në BpM si një vlerë të shtuar të politikës sonë të jashtme.

Z. Meta e ftoi z. Masa`deh të kryejë një vizitë zyrtare në Shqipëri, ftesë që u pranua me kënaqësi nga Sekretari i Përgjithshëm i BpM-së.

Nga ana e tij z. Ahmad Masa`deh u shpreh se është një nder dhe kënaqësi e veçantë për mua t’ju pres sot në selinë e Sekretariatit të Përgjithshëm të Bashkimit për Mesdheun.

Vizita juaj, tha z. Masa’deh, ka një vlerë të dyfishtë: së pari, ajo ka një vlerë simbolike për ne, duke qenë se ju jeni i pari Ministër i Punëve të Jashtme i një vendi anëtar të BpM-së që vizitoni selinë e re të Sekretariatit dhe, së dyti, kjo vizitë është shprehje e vullnetit të Shqipërisë në mbështetje të veprimtarisë së Sekretariatit, por edhe të bashkëpunimit me BpM-në dhe vendet anëtare si në rrafsh shumëpalësh ashtu edhe dypalësh.

Z. Masa’deh e siguroi z. Meta se roli dhe kontributi i Shqipërisë janë të mirëpritur dhe të vlerësuar në të gjitha nivelet e veprimtarisë së Bashkimit për Mesdheun.

 
Ministry of Foreign Affairs of Albania
 
Emiljano ALEKSI
Mobile: +355 69 20 700 87
Email: emiljano.aleksi@mfa.gov.al
Email: emiljanoaleksi@hotmail.com
Web: www.mfa.gov.al
Address: Blv. “Gjergj Fishta” No. 6
Tirana, Albania

© Copyright: Alblink 2008