njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Gadishujt europiane te letersise sime
Shtuar me date:2010-09-01 18:27:36

Luke Sampson, “Financial Times”

INTERVISTA – 31 gusht ( FT ) - I lindur në Gjirokastër, Shqipëri, më 1936, Ismail Kadare u bë i njohur si shkrimtar fillimisht përmes poezive të tij, njëra prej të cilave u botua për herë të parë kur ai ishte vetëm 12 vjeç. Në vitin 1963 u botua romani i tij i parë “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”. Në vitin 1981, romani i tij “Pallati i Ëndrrave”, një kritikë e vogël ndaj regjimit komunist, u ndalua menjëherë pas botimit. Kadare më vonë kërkoi azil politik në Francë (1990), pas deklaratave të shkrimtarit në favor të demokracisë. Librat e tij u përkthyen në mbi 30 gjuhë. Tashmë ai jeton mes Francës dhe Shqipërisë.
    
    Cili do të ishte për ju lexuesi i përkryer?
   
Kadare: Një lexues që pëlqen Dante Alighieri-n, por që kjo nuk e pengon të shijojë Don Kishotin – sikundër ai që e lexon Shakespeare- n dhe kjo se pengon të lexojë edhe Kafkë-n.
    
    Çfarë përtypni teksa shkruani?
    Kadare: Unë nis të shkruaj pas mëngjesit, rreth orës 10. Gjithashtu, nuk punoj më shumë se dy orë në ditë, dhe pi vetëm kafe, asgjë tjetër.
    
    Cila nga veprat tuaja ju bën të ndiheni më krenar?
  
Kadare: “Pallati i ëndrrave”. Është shkruar në vitin 1980 dhe botuar një vit më pas, i përket periudhës më të errët të tiranisë së Shqipërisë. Ishte një libër që kundërshtonte atë tirani.
    
    Çfarë ju frikëson më shumë?
    Kadare: Kam shkruar vepra letrare ku kanë sunduar sisteme politike diametralisht të kundërta: sistemi diktatorial që zgjati për 35 vjet (1955-1990), dhe sistemi demokratik ku kemi 20 vjet liri. Por në të dy sistemet, ajo që ka ndikuar në shkatërrimin e letërsisë është po e njëjta: autocensura.
    
    Cilët janë librat që mbani mbi komodinën pranë shtratit?
  
Kadare: Libra që në të vërtet as i kam hapur për t’i lexuar, por që vetë prania e tyre aty mbi komodinë më rrezaton diçka. Shpesh kjo ndjenjë krejt e ndryshme nga ndjesitë që mund të krijohen nëse i lexon ato, gjë të cilën do ta bëj në një kohë tjetër. Por për momentin kjo është ndjesia për të cilën kam nevojë.
    
    Procesi juaj i të shkruarit gjatë një dite cili është?
   
Kadare: Ulem të shkruaj rreth orës 10 të mëngjesit ose pasditeve çdo ditë. Kur jam në Paris, gjithmonë ulem e shkruaj në të njëjtën kafene. Në Tiranë, nuk mund ta bëj këtë gjë (të ulem në kafe e të shkruaj), pasi njerëzit janë shumë kuriozë.
    
    Libri që ka ndryshuar jetën tuaj?
   
Kadare: “Macbeth”. E kam lexuar kur isha vetëm 11 vjeç. Edhe pse nuk e kuptoja gjithçka që shkruhej aty, më pëlqeu aq shumë sa fillova ta kopjoja gjithë librin me dorë. Të njëjtën gjë doja të bëja edhe me “Hamletin”, vepër që ishte pak më e lehtë për t’u kuptuar.
    
    Çfarë bëni për t’u relaksuar?
   
Kadare: Shëtis. Në Paris, shëtis në Kopshtet e Luksemburgut, që ndodhen në anën tjetër të shtëpisë ku unë banoj. Ndërsa në Shqipëri, pushoj gjatë verës, në bregdet.
    
    Cilat janë ndikimet tuaja letrare?
   
Kadare: Tre gadishujt europianë: Apeninet me Danten, Ballkani me tragjeditë greke dhe baladat shqiptare të Mesjetës; Gadishulli Iberik me Don Kishotin. Ishujt britanikë me Shekspirin. Letërsia ruse dhe ajo e Europës Qendrore me Kafkën.
    
    A ka patur një moment në jetën tuaj kur e kuptuat se do të bëheshit shkrimtar?
   
Kadare: Kur mbusha 12 vjeç. Deri atëherë ajo që kam shkruar ishte e pavlerë dhe e kisha të lehtë ta përfytyroja veten si një shkrimtar të rëndësishëm. Më vonë ishte e kundërta.




Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008