njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Bode: Ja firmat qe japin kasat
Shtuar me date:2010-09-30 20:08:13


TIRANE – 30 shtator ( Ministria e Financave ) – Interpelance e Ministrit te Financave, Ridvan Bode mbi procesin e fiskalizimit


Çfarë iniciativash ka ndër marrë Ministria për të përmbushur detyrimin që parashikonte Ligji i Procedurave Tatimore që nga viti 2008 për të pajisur me kasa sektorin e biznesit?

Si është rregulluar furnizimi me kasa dhe shërbimi ndaj tatimpaguesve për kontrollin dhe mirëmbajtjen e kasave?

Do t’i kthehem dhe më poshtë, por theksoj se ka qenë një proces i dështuar, ai që nisi në vitin 1994 dhe në vitin 2001 për pajisjen, i pari me kasa regjistruese dhe i dyti me kasa elektronike, të ashtuquajtura, për të hapur këtë proces të ri i cili po progreson me sukses dhe detyrimisht do të ketë sukses të plotë për shkak të vendosmërisë së qeverisë dhe marrjes së masave organizative dhe ligjore për ta çuar procesin deri në fund. Ky proces u gjykua që të bëhet me autorizim.

Jo një proces tërësisht shtetëror si në vitin 1994, jo një proces tërësisht i lirë si në vitin 2001, të cilat çuan në dështim, por një proces i mbikëqyrur nga Ministria e Financave dhe administrata tatimore. Kjo do të thotë, se janë të lira të gjitha kompanitë që të marrin pjesë, por kundrejt disa rregullave për garancitë financiare dhe garancitë teknike të pajisjeve që do të tregtoheshin dhe instaloheshin që të garantonin transmetimin online, siguri dhe mosmanipulim me pajisjet elektronike fiskale që ne vendosim.

Për këtë është ndërmarrë një VKM nr. 781 Nëntor 2007 dhe po ashtu kanë dalë disa urdhra të ministrit të Financave për të disiplinuar këtë proces, duke bërë përmirësime herë pas herë të procesit.

Procesi i konkurrimit për autorizimin e kompanive që do të vepronin në tregun e kasave, ka qenë tërësisht i hapur, i publikuar në median shqiptare dhe atë të huaj, kur janë ftuar të gjitha kompanitë që preferojnë që të marrin pjesë në këtë proces. Kundrejt kërkesave të këtij tenderi dhe kundrejt deklarimit paraprak të kritereve të përzgjedhjes së kompanive që do të merrnin pjesë në këtë garë, për të marrë lejen si shoqëri e autorizuar.

Dhe këto kritere kanë qenë katër :

a)    Përvoja per Pune te Ngjashme të shoqërisë               (0-30 pikë )

b)    Biznesplani e aktivitetit të shoqërisë                  (0-30 pikë )     ku ka qenë pjesë edhe cmimi mes të tjerave.

c)    Rrjeti i shperndarjes dhe mirëmbajtjes                    (0-30 pikë )

Vendosja e kasave nuk do të ishte një proces i shkëputur, por kompanitë do të përgjigjeshin për të gjithë procesin e mirëmbajtjes dhe transferimit të të dhënave, duke krijuar qëndra serverash të vecanta për secilin prej kompanive për të tërhequr informacionet që japin kasat e instaluara..

d)    Kualifikimet e stafit kryesor të propozuar    (0-10 pikë )
Sigurisht që kërkohej një eksperiencë teknike më të lartë.

    Pas njoftimit për shpalljen e konkursit nga Ministria e Financave, aplikuan me dosje të rregullta vetëm 5 kompani ndërkohë që edhe udhëzimi i ministrisë së Financave parashikonte që të autorizoheshin 5 kompani në këtë treg .

Në përfundim të këtij procesi transparent, serioz dhe të hapur nuk pati asnjë kundërshtim. Të 5 kompanitë që morën pjesë në konkurim u shpallën fituese, sepse nuk patëm mundësi të skualifikojmë asnjë kompani ishte më i  doët dhe numri minimal i parashikuar në ndarjen zonale të territorit të vendit nga ana e Drejtorisë së Përgithshmë të Tatimeve dhe Ministrisë së Finnacave ishte 5.

Pesë shoqëritë depozituan nga 500 000 $ si garanci bankare për zbatimin e kontratës së lidhur Ministrin e Financave për vendosjen e pajisjeve elektronike fiskale.
Kompanitë do të përgjigjeshin dhe garancia do të shërbejë edhe ëpr gjithë procesin e mirëmbajtjes dhe për të mos lejuar tërheqjen e kompanive pas vendosjes së kasave duke  mos u kujdesur për mirëmbajtjen e kasave sipas kontratave që kompanitë do të lidhnin me cdo biznes.

Monitorimi dhe zbatimi në praktikë i kontratave të këtyre Shoqërive ka qënë në qendër të vëmendjes të Ministrisë së Financave dhe në fokusin e administratës tatimore. Gjatë verifikimit të kontrollit mbi zbatueshmërinë ligjore të respektimit të kontratës janë marrë dhe masatpërkatëse ndaj kompanive që operojnë dhe janë autorizuar nga Ministria e Financave. 

Në shkurt të këtij viti, gjatë zbatimit në praktikë të vendosjes së pajisjeve fiskale, u pa e nevojshme dhe u propozua nga administrata tatimore e cila do të informatizojë këtë proces, nevojshmëria për përmirësimin teknik dhe përcaktimin e saktë të të gjithë elementëve të sigurisë së ekzekutimit të transmetimit të të dhënave për të ofruar siguri të lartë dhe transmetim të plotë.

Kjo për shkak se disa pajisje fiskale të emetuara në treg nga disa kompani nuk plotësonin kushte tligjore dhe kriteret e VKM-së.

Aktualisht në Shqipëri operojnë 4 shoqëri të autorizuara nga Ministri i Financave. Bazuar ne VKM nr 781, të ndryshuar, afati i fundit i detyrimit të instalimit të pajisjeve fiskale nga tatimpaguesit është dhjetor 2010. Me synimin e respektimit të këtij afati dhe përshpejtimin e vendosjes së pajisjeve fiskale në të gjithë territorin e Republikën e Shqipërisë është bërë liberalizimi i dhënies së Autorizimeve, edhe pas heqjes së autorizimeve për shkak të mosrespektimit të kushteve të kontratës.

Në muajin gusht është hartuar ligji dhe nga 1 shtatori shoqëritë që plotësojnë kriteret janë tërësisht të liberalizuara kundrejt garancisë dhe kalimit të provës për pajisjet fiskale që do të instalohen në treg.

Duke qenë se jemi njohur me faktin se Ministria e Financave po punon për një ligj të ri të pajisjes me kasa, a mund të informoni në avancë Parlamentin për qëllimin e këtij projektligji?

Projektligji është miratuar dje nga qeveria dhe merr në konsideratë kompensimin përmes pagimit të taksave për një vlerë rreth 44 000 lekë, që nënkupton vlerën e plotë të pajisjes fiskale dhe rreth 30 000 lekë për pajisjet e taksimetrave që kanë vendosur bashkitë e Tiranës dhe Durrësit në rrjetin e taksive të këtyre qyteteve.

Ky vendim nuk prek afatin ligjor të zbatimit të kasave. Do të përfitojnë 44 000 lekë dhe 30 000 lekë, të gjitha bizneset e vogla që deri me 28 shkurt 2011 do të kenë vendosur kasat ose lidhur kontratat.

Ky vendim është marrë në bashkëpunim dhe në konsultë edhe me kompanitë që zbatojnë procesin e vendosjes së kasave, të cilat kanë pranuar futjen në treg të një kase me çmim më të reduktuar dhe që shkon rreth 53 000 lekë me TVSH ose 44 000 lekë pa TVSH.

Efektet financiare që do të vijnë nga ky veprim, do të merren në konsideratë për t’ju kompensuar nga ana e qeverisë të gjitha njësive vendore, pas përfundimit të evidentimit dhe paraqitjes së dokumenteve që deri me datën 28 shkurt të kenë instaluar pajisjet e reja elektronike fiskale.

Ka patur akuza që janë bërë për aspekte tregtare, komerciale të pajisjes së biznesit me kasa, për çmimet dhe firmat që janë marrë me furnizimin e kasave. Cili është roli që ka luajtur Ministria për këtë aspekt?

E kemi deklaruar dhe e deklarojmë. Çmimi i kasave është i liberalizuar dhe çmimi ka qenë pjesë e pikëzimit, vlerësimit, në planbiznesin e kompanive. Çmimet që aplikohen sot nuk janë më të larta nga çmimet orientuese të paraqitura në garën për marrjen e autorizimit të shoqërive për zbatimin e procesit.

Megjithatë nisur nga shqetësimet që kanë ngritur tashmë komuniteti i biznesit dhe duke i dhënë përgjigje manipulimeve, shtrembërimeve që opozita, kryetari i bashkisë së Tiranës dhe tellallët e tij këtu në parlament vijojnë të bëjnë për këtë proces, Ministria e Financave ka ndërmarrë një verifikim të çmimeve të pajisjeve elektronike fiskale, të cilat vërtetohen se nuk janë të tilla që mund të çojnë në manipulim dhe në dyshime për vendosjen e monopolit në treg.

Çmimet me të cilat tregtohen pajisjet elektronike fiskale janë dukshëm më të ulëta nga çmimet respektive në vendet e tjera të rajonit. Në çdo faqe interneti  ku mund të futeni, mund të gjeni çmimet që tregtohen në Shqipëri, së bashku me instalimin dhe transmetimin, (një pjesë e vendeve nuk i kanë sëbashku këto elementë) janë dukshëm më të ulëta.

Mund t’ju them se tipi i makinerisë Nesso, më masivi, me transmetim online kushton 450 euro në Itali çmimi është 778 euro, pa transmetim online.

Së dyti, kasa ZIP Mi3000 në tregun tonë është me 650 euro, në tregun italian 1260 euro për të mos u ndalur në të gjitha elementet mund të them se çmimet varjojnë si më poshtë

Italia-         Cmimet e kasave fiskale ne Itali variojne nga 778 euro deri ne 3000 euro

Greqia -    Cmimet e Paisjeve Fiskale ne Greqi variojne nga 400 Euro deri ne 1200 Euro pa TVSH
Kosova    Cmimet e Pajisjeve Fiskale variojne nga 400 Euro ne 1000 Euro
Maqedonia     Cmimet e Paisjeve Fiskale variojne nga 300 Euro 540 Euro
Të gjitha këto pa transmetimin online.
   
Pra ne kemi synuar që procesi të jetë i sigurt dhe transparent dhe i tillë ka qenë. Nga ana e opozitës në mënyrë shpifëse dhe aspak të vërtetë është manipuluar opinioni publik se firmat që kanë siguruar autorizimin qenkan  të lidhura me Ministrionë e Financave dhe qeverinë.

Ky proces është bërë aq banal sa na detyron, duke i kërkuar ndjesë kompanive sepse ato janë partnere dhe janë tepër korrekte në angazhimin dhe përkushtimin e tyre, unë do t’i përmendja në mënyrë publike se :

1.    A.E. Distribution sh.p.k. që është kompania më e madhe dhe për të cilën është aluduar për lidhje me qeverinë, janë përfaqësues ligjorë z. Gentjan Kuka dhe drejtor ekzekutiv z. Bledar Balla;

2.    IVA Elektronik, kompania e dytë më e madhe në treg është me pronar Ilir Kumbaron që kryen dhe funksionin e drejtorit administrativ;

3.    CKV – NOKI e treta në treg me pronar z. Martin Lushi;

4.    BNT Elektronics ka përfaqëses ligjor z. Jovan Bojdani dhe ortakë Jovan Bojdani, Bardhyl Këllezi dhe

Opinioni publik mund të verifikojë lidhjet dhe nga shkojnë këto kompani. Janë të lidhura me qeverinë dhe janë në oborrin e qeverisë apo janë në oborrin e opozitës ?
Nuk besoj të jetë një luftë brenda për brenda PS-së që sulmohet z. Klosi, pasi njëri prej tyre është daja i Blendi Klosit, por mendoj që është një akuzë në përpjekje përtë përbaltur një proces jetik që përbën njërin prej shtyllave të reformave që ne kemi ndërmarrë dhe po cojmë përpara.

Nëse bëhet fjalë për cmime unë pak më lart ju demostrova se si taksimetrat e bashkisë, që nuk transmetojnë online dhe nuk kanë elementë elektronikë si kasat fiskale por që kanë një cmim të përafërt me kasat fiskale që operojnë në kohër reale dhe me memorie elektronike. Dhe c’ndodh ?

Pajisja e importuar me 13 000 lekë shitet me 44 200 lekë vetëm si pajisje pa llogaritur instalimin që ka kushtuar 3350 lekë. Këto janë veprimet e Bashkisë së Tiranës. Dhe ne nuk kemi akuzuar për manipulime edhe pse janë vetëm 2 kompani që veprojnë.
 
Duke qenë se pajisja me kasa ishte një reformë e dështuar në mesin e viteve 90, a është Ministria e bindur se kjo reformë do të ketë sukses ?

Ky është thelbi. Dhe unë jam këtu për të dëshmuar edhe një herë vullnetin e patundur të qeverisë për të çuar deri në fund këtë proces jetik, jo vetëm për konkurencën e lirë dhe barazinë në treg, por edhe për qytetarin e thjeshtë i cili pas miratimit të Ligjit që ne do të përcjellim në parlament dhe që ka filluar diskutimin në komisione,  për deklarimin e të ardhurave personale, do të shërbejë si instrument për të rimbursuar familjet e ekspozuara nga pagimi i taksave më shumë se sa i takojnë dhe për të bërë një politikë më të drejtë dhe të pamanipuluar politikisht në shpërndarjen e ndihmave dhe kompensimeve që shteti ka ndërmarrë dhe po zbaton sot.

Pra kalimi gradual në kompensimin e të ardhurave të buxheteve familjare nuk mund të bëhet pa vendosur një sistem të tillë të monitorimit dhe të leximit ët dokumenteve dhe faturave përmes pajisjeve elektronike fiskale.

Sigurisht që procesi do të ketë siguri të plotë. Në vitin 1994 janë vendosur vetëm të ashtuquajturat kasa që nuk kishin të bënin fare me elementët që ne marrim sot dhe kjo ka të bëjë edhe me rrethanat, kushtet teknike dhe avancimin e teknologjisë në atë periudhë. Në vitin 2001 qeveria vendosi në atë kohë arka regjistruese por jo pajisje elektronike sic i kemi ne sot, çmimi i të cilave shkonte nga 57000 në 64 000 lekë.

Dhe janë vendosur disa të tilla dhe që shërbyen thjesht si kafazë pëllumbash dhe që nuk kishin as elementë transmetimi, as memorie elektronike, as siguri të dhënash.

Ne filluam me vendosjen e kasave në këtë moment sepse ne sot e kemi përgatitur sistemin. Jo vetëm që kemi një sistem të automatizuar në tatime, i cili po përmirësohet, por qeveria ka vendosur automatizimin e plotë të sistemit tatimor me teknologjitë dhe standardet më të larta, duke i kërkuar qeverisë austriake një linjë kredie e cila do të mundësojë zbatimin e sistemit modern austriak edhe në administratën tonë tatimore, për t’i dhënë fund përpjekjeve për abuzim administrativ, korrupsion dhe për të dekurajuar evazionin fiskal.

I vetmja shqetësim i opozitës është për shkak të interesave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, që kërkon bllokimin e procesit për të mbajtur gjallë 20 % shin si praktikë të konsoliduar tashmë në bashki. Dhe për të shpërqendruar vëmendjen e opinionit publik ndaj akuzave për 20 % e lejeve që aplikon kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Por kasat janë jo vetëm jetike dhe e kundërta e përpjekjeve korruptive të bashkisë së Tiranës, janë gjithashtu shumë të vogla për të fshehur pallatet dhe lejet 20 % që lëshon Edi Rama për to.
 

Eva Simoni

Spokesperson
Ministry of Finance
Blvd "Deshmoret e Kombit" No.4
Tirane, Albania
Phone +355 4 22 69 648
Mobile: +355 67 20 522 88
E-mail: esimoni@minfin.gov.al





Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008