njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
SCO – A mbeshtete femijet me autizem
Shtuar me date:2010-10-21 18:01:33

TIRANE – 21 Tetor, 2010 ( SCO – A ) -  Zyra e Bashkepunimit Zviceran ne Shqiperi (SCO-A) firmosi sot nje marreveshje bashkepunimi me Fondacionin e Femijve Shqiptare ‘Domenick Scaglione’ (ACF) mbi financimin e nje projekti qe synon permiresimin e jetes se femijeve qe jetojne me autizem dhe te familjeve te tyre.

Projekti do te mundesoje pergatitjen dhe publikimin e nje libri si material udhezues rreth autizmit per prinderit dhe profesionistet e ndihmes, si dhe influencimin e opinionit publik mbi kete fenomen ne Shqiperi.

Marreveshja u firmos nga z. Daniel Züst, Drejtor i SCO-A, and zj . Liri Berisha,

Presidente e Fondacionit te Femijve Shqiptar ‘Domenick Scaglione’. Shuma mbi  2,000,000 Lek do te perdoret per te garantuar guiden me te fundit e cila do te shperndahet falas per prinderit dhe profesionistet e ndihmes.

“Ka shume njerez te cilet do te perfitojne nga marrëveshja e sotme“,tha Z. Daniel Züst, Drejtor i Zyrës së Bashkëpunimit Zviceran.

“Ne presim të shohim trajtim më të mirë, familje më të fuqizuara, dhe profesionistë të shëndetësisë më të pajisur për dobinë e fëmijëve të cilët jetojnë me autizëm, “ shtoi Z. Züst ndërsa përmendi projekte të mëparshmë të financuara nga Bashkëpunimi Zviceran.

Znj.Liri Berisha, Presidente e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë ‘Domenick Scaglione’ shprehu vlerësimin e saj për mbështetjen e marre.

“Ne falënderojmë Bashkëpunimin Zviceran për mbështetjen ndaj këtij projekti, i cili do t’u sherbejë fëmijëve, prinderve te tyre si dhe profesionisteve te ndihmes.

Kjo mbeshtetje tregon se puna sensibilizuese e bere gjate dy viteve te fundit nga fondacioni kam terhequr vemendjen jo vetem te institucioneve shqiptare por edhe te organizatave nderkomebtare qe punojne ne Shqiperi, tha zj Berisha pas firmosjes se marreveshjes”.

Autizmi është një nga problemet më serioze të shëndetit publik I cili rëndon jetën dhe funksionimin e shumë fëmijëve dhe prindërve të tyre.

Në Shqipëri zgjidhjet për këtë problem janë në hapat e para dhe akoma mungojnë strukturat shëndetësore mbështetëse për ata që vuajnë nga ky çrregullim. Autizmi ka marre me shume vemndej kohet e fundit sepse ai ndikon per keq ne jeten e femijve dhe mund te demtoje ata per gjithe jeten.

Prevalenca e autizmit vleresohet tek rreth 1 në 100 që do të thotë rreth 32,000 fëmijë dhe të rritur vuajnë nga autizmi në Shqipëri.

Megjithatë, trajtimi dhe shërbimet terapeutike janë të pamjaftueshme për këtë çrregullim. Në mungesë të strukturave të shëndetit public qe merren efektivisht me autizëm, barra bie mbi prindërit 

Per me shume informacion per Fondin e Bashkepunimit Zviceran kontaktoni:

Zj. Silvana Mjeda, Drejtuese Programi, email: silvana.mjeda@sdc.net

Zj. Diana Lika, Asistente e Administrates, email: Diana.lika@sdc.net

http://www.swiss-cooperation.admin.ch/albania




Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008