njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Leskaj: Zgjedhje te reja, ska vullnet per krizen
Shtuar me date:2010-10-28 17:39:21

TIRANE – 28 tetor ( Partia Socialiste ) - Fjala në kuvend e deputetes së PS, Valentina Leskaj:
 

Kanë kaluar 5 ditë nga oferta që PS bëri në tryezën e datës 22 Tetor  për zgjidhjen e krizës dhe ende nuk ka një përgjigje.

 Padyshim që, mungesa e një përgjigje serioze nga ana e PD për ofertën e PS, tregon se Berisha nuk e ka patur atë seriozisht, madje do ishte i lumtur që opozita të mos merrte pjesë në tryezë.

Ajo që Partia Socialiste kërkon sot është zbatimi I Rezolutës  së Parlamentit Europian e cila ka përcaktuar, se duhet një marrëveshje bazë për ngritjen e një komisioni parlamentar me qëllim hetimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009.

Njëherësh rezoluta thotë që komisioni të ketë, një mandat për të hetuar materialet zgjedhore.

PS e ka bërë të vetën edhe me ofertën e fundit e cila mbështetet në këtë rezolutë.

Në fakt përballë kësaj qasje kontributore për zgjidhjen e krizës, siç po dëshmohet Partia Socialiste, qëndron mungesa e vullnetit dhe garancive nga pala kontributore jo vetëm e krizës po dhe e bllokimit të zgjidhjes.

Mazhoranca deri sot nuk ka bërë asnjë hap, asnjë propozim, veçse refuzim ndaj çdo oferte që ne kemi bërë.

Alibia me pengesat kushtetuese dhe të gjykatave ka kohë që ka rënë, madje propozimi I fundit I bërë nga PS, dikur ka qen I pranueshëm nga Berisha po sot jo.

Kryeministri pati kohë një vit për të provuar legjitimitetin e zgjedhjeve në se e kishte atë.

Ai nuk e bëri këtë.

Nuk e bëri se ai e di mirë se ç’ka brenda kutive dhe kjo është prova se, pavarësisht tryezave që organizon, Kryeministri nuk është I interesuar për zgjidhje.

Madje ai nuk është më I interesuar për reforma dhe I pamundur për ti bërë ato.

Është i pamundur të bëjë një reformë zgjedhore të mbështetur mbi diagnozën e zgjedhjeve të 28 qershorit  sepse e ka të vështirë të pranoj të vërtetën.

Është  në pamundësi për reforma se i mungojnë edhe votat e tij.

Votimi i javës së kaluar, një votim politik që u ngrit mbi hakmarrjen primitive, dëshmoi se mazhoranca nuk qëndron më as në parlament.

Kjo është pasojë e një shumice të ngritur jo mbi filozofi e program qeverisës, jo mbi interesa të publikut, po mbi numrat e ndarjes së copës së pushtetit.

 Sot nuk ka më asnjë dyshim se Shqipëria gjendet në krizën më të thellë që i ka rrënjët tek procesi zgjedhor.

Ka një ekonomi në krizë, ka një parlament në krizë, shfaqja e të cilës po bëhet  për ditë e më evidente, me mungesën e standardeve më elementare, me mungesën e etikës e të tolerancës, me nervozizmin  e maxhorancës.

Nuk e di si mund të quhet parlament ai që I mungojnë fondamentet e parlamentarizmit:

Kontrolli mbi ekzekutivin, vota e lirë dhe e fshehtë, fjala e lirë e opozitës, transparenca.

 
Nuk e di sa mund të quhet I tillë parlamenti ynë I sunduar tërësisht nga ekzekutivi, kur deputetet nuk marrin dot asnjë informacion nga qeveria e seancat drejtohen me telefon.

Çfarë është një parlament:

- ku deputetët nuk arrijnë as të lexojnë votën e tyre e nuk kanë mundësinë e votës së fshehtë sipas rregullores, (votimi i seancës së kaluar si nuk duhet të jetë një parlament)

     - një parlament ku nuk ka fjalë të lirë për opozitën,

      - ku nuk ka transparencë buxheti as ndaj deputetëve pa le publikut.

Ç’farë garancie kanë qytetarët te ky parlament ?

Znj. dhe Z.Deputet

Parlamentit nuk ja japin vlerën karriget e reja dhe dekoret po zbatimi I principeve të demokracisë dhe veprat në shërbim të publikut.

Nuk ja japin vlerën ndërtesat siç pretendoi Kryeministri, në sforcon e tij, për të argumentuar abuzimin që po ndodh me piramidën.

Përkundrazi ky është rrënimi I fundit që mund ti jepet reputacionit të parlamentit.

Njerëzit sot pyesin pse u bë kjo sallë e re kur do prishej?

Pse u groposën 5 milion  Euro te Piramida kur ajo do  prishej?

Qeveria uli investimet në arsim 60% dhe 65% në shëndetësi  për luksin e saj.

E bëri këtë kur në spitalin onkologjik luftohet me vdekjen pa ilaçe, kur Shqipëria vihet peng në borxhe, më I freskëti është 400 milion Euro.

Problemi i madh i këtij vendi, është se ju bëni sikur nuk e shihni krizën që i ka rrënjët tek procesi zgjedhor, mungesa e vullnetit dhe reflektimit ka alternativë të vetme zgjedhjet e reja aty ku janë rrënjët e krizës edhe të parlamentit.

 
Burimi: Partia Socialiste
Zyra e Shtypit
Armela Imeraj

Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008