njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Drini 2010, stervitje per emergjencat civile
Shtuar me date:2010-11-12 19:17:59

KUKES - 12 nentor ( Ministria e Mbrojtjes ) - Më  datë 12 nëntor 2010, në rajonin e Gostilit, Prefektura Kukës u zhvillua stërvitja “Drini 2010”. Zhvillimi i kësaj stërvitje synonte rritjen e mëtejshme të aftësive planëzuese dhe drejtuese të strukturave ushtarake, koordinimin e punës me strukturat pjesëmarrëse në operacionet humanitare në ndihmë të komunitetit civil, të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, aktet kriminale dhe terroriste.

Në  këtë stërvitje morën pjesë forcat e KMR-së Kukës, Batalionit të Kërkim Shpëtimit, Batalionit të Xhenios dhe spitalit rezervë të Brigadës së Mbështetjes Rajonale Tiranë, grupe e struktura të pushtetit lokal Kukës, personel nga rajoni i zjarrfikësve të qytetit të Kukësit bashkë me mjetet respektive etj.

Skenari i kësaj stërvitje parashikonte simulimin e situatave të shkaktuara nga përmbytjet, rënie zjarri, tërmeti dhe veprimet që kryhen nga KMR-ja në përputhje me misionin dhe detyrat që ka, duke bashkëpunuar me organet e tjera të pushtetit, qendror, lokal dhe komunitetin civil për normalizimin e situatës.

Objektiv tjetër i stërvitjes, ishte edhe arritja e një koordinimi dhe sinkronizimi të veprimeve të trupave gjatë lëvizjeve të mundshme për në rajonin ku do të kryhen operacione të evakuimit të popullsisë nga zonat e përmbytura, veprime të efektivit për kërkimin dhe nxjerrjen e të mbijetuarve nga rrënojat si pasojë e goditjes së zonës nga tërmeti, veprime të forcave zjarrfikëse për izolimin e shuarjen e zjarrit si dhe për dhënien e ndihmës së parë mjekësore ndaj të dëmtuarve.

Vlen për tu theksuar, se e veçanta e kësaj stërvitje është se një ekip mjekësh i Spitalit Qendror të Ushtrisë, me pajisje moderne, i vendosur pranë KMR-së Kukës, do të kryejë gjatë ditëve të stërvitjes vizita dhe konsulta falas për banorët e qytetit të Kukësit dhe të zonave përreth.  

Imami: FA, aftësim i mëtejshëm për kryerjen e operacioneve humanitare

Në mbyllje të stërvitjes treguese “Drini 2010”, ministri Imami ndër të tjera theksoi edhe faktin se stërvitje të këtij karakteri duhet të zhvillohen më mënyrë të përbashkët edhe me strukturat homologe të Kosovës e më gjerë. Kjo gjë do të forconte më tej bashkëpunimin tonë dhe shkëmbimin e eksperiencës në këtë drejtim. Nën këtë aspekt, mund të përmendim edhe faktin se në muajin maj të vitit 2010, në Qendrën Kombëtare të Polumbarëve, nën drejtimin e polumbarëve të FASH dhe në bashkëpunim me ata hollandezë, u trajnuan dhe  kryen një stërvitje të përbashkët teoriko-praktike zhytësat e FSK të Kosovës. Ky trajnim shërbente pikërisht për aftësimin e mëtejshëm të tyre në drejtimin e kryerjes së opercioneve humanitare. Në vijim, më poshtë është një pjesë nga fjala e ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, mbajtur në mbyllje të stërvitjes “Drini 2010”:

“E dimë që nëpërmjet këtyre stërvitjeve ne duhet të përgatitemi për të pasur një mirë-organizim të punës sonë, për të ditur se si duhet të menaxhojmë situata të tilla në rastet e emergjencave civile, në kohëra dhe periudha të ndryshme, me mjetet tona. Personeli që stërvitet sot, është një personel i kualifikuar, prandaj, jo më kot e kemi vënë theksin tek stërvitja në mënyrë të posaçme gjatë këtij viti, ashtu si edhe përgjatë vitit 2011.

Unë  besoj që kjo stërvitje i arriti të gjitha qëllimet e saja kryesore, duke kuptuar se, si sot në stërvitje, po kështu edhe nesër në një situatë të tillë konkrete, ne duhet të japim këtë ndihmesë në bashkëpunim me të gjithë aktorët e tjerë, për t’i shërbyer atij misioni të madh që kemi së bashku, në ndihmë të komunitetit në nevojë.

Kjo stërvitje zhvillohet pas asaj që bëmë në Elbasan të emëruar “Gjinar 2010”, për përballimin e situatave të tilla emergjente, sidomos në një situatë të tillë të fillim dimrit. Kjo stërvitje u bë e mundur edhe nëpërmjet ndihmesës së dhënë nga Policia e Shtetit dhe strukturat e DIE-s, konkretisht me ekuipazhin e kërkim-shpëtimit në terrene të thyera dhe në terrene ujore.

Ajo që  dua të evidentoj është se në këtë stërvitje janë angazhuar edhe forca të tjera të FA-së dhe të komunitetit.

Duhet të  kuptoni se ky është vetëm fillimi për Brigadën e Mbështetjes Rajonale. Dy misione të rëndësishme ka ushtria jonë: i pari është që të shërbejë në rastet e emergjencave, katastrofave, zjarreve, tërmeteve, në rastet e katastrofave nga grupet terroriste, për çka kjo brigadë e ka misionin e saj primar. Për këtë arsye, kjo brigadë duhet të jetë e mirë përgatitur dhe duhet të zbatojmë sa më shpejt një doktrinë, e cila duhet t’i shërbejë jo vetëm krahinave, por të zgjerohet bashkëpunimi edhe me FA-të e vendeve të tjera të rajonit si Maqedonia, Kosova, Mali i Zi etj, me qëllim që të kryhet një koordinim rajonal i cili të mund t’i shërbejë kryerjes së suksesshme të misioneve humanitare. Ky mision ecën pranë me misionin e dytë, ku ky i fundit ka kuadër sigurinë kolektive. Shtimi dhe përmirësimi i kësaj sigurie na jep e na garanton të gjithëve sigurinë e këtij vendi dhe na bën të shërbejmë më fort e të kontribuojmë edhe ne për vendet e rajonit tonë. Ju keni dhënë një kontribut të posaçëm në zona të ndryshme të Shqipërisë si në jug edhe në veri, duke kryer në këtë mënyrë misionin tuaj në mënyrë profesionale.

Shtabi i Përgjithshëm dhe Brigada e Mbështetjes Rajonale në planin e vitit 2011 parashikojnë edhe zhvillimin e një stërvitjeje të përbashkët me strukturat homologe të Kosovës. Forca e Sigurisë së Kosovës, është një forcë serioze e përgatitur dhe profesionale në fushën e emergjencave dhe ne mund të mësojmë shumë nga ata, ashtu sikurse edhe ata mund të mësojnë shumë nga ne. Megjithatë, ajo që është më e rëndësishme në të gjithë këtë, është bashkëpunimi midis forcave të dy vendeve tona.”      
 

 Si u realizua stërvitja “Drini 2010”

Stërvitja “Drini 2010” ishte e organizuar në disa situata zhvillimi, të cilat simulonin veprime në përputhje me skenarin e stërvitjes dhe me misionin e strukturave pjesëmarrëse në këtë stërvitje. Më poshtë jepen në mënyrë të detajuar situatat në të cilat u zhvillua stërvitja.

Situata e parë: Veprimet e KMR-së për evakuimin popullsisë nga zonat e përmbytura

Kjo situatë paraqiste një moment ku reshje të vazhdueshme në zonën verilindore të vendit shkaktonin përmbytje të mëdha të tokave bujqësore, ku kishte rrëshqitje të dherave, shembje shtëpish, ku lumi Drin ka dalë nga shtratit dhe ka shkaktuar dëme të shumta dhe është përmbytur infrastruktura rrugore që lidh qytetin e Kukësit me këto fshatra dhe rrezikohet seriozisht jeta e banorëve të këtyre zonave. Gjithashtu është e pamundur dhënia e ndihmës shëndetësore nga strukturat shëndetësore. Veprimet që kryen për këtë situatë nga strukturat e FA-së, janë ato që merren në një situatë të shpallur emergjente. Forcat e Komandës së Mbështetjes Rajonale, Kukës, në bashkëpunim me forcat batalionit të kërkim shpëtimit, batalionit të xhenios dhe spitalit rezervë  sipas detyrës së marrë  angazhohen në operacionin e evakuimit të popullsisë, në akomodimin e tyre në kampingun e ngritur për këtë qëllim, në dhënien e ndihmës së parë mjekësore në qendrën shëndetësore të ngritur për këtë qëllim, kryejnë patrullimin e zonës dhe evakuimin e gjësë së gjallë.

Situata e dytë: Kërkim shpëtimi dhe evakuimi i popullsisë nga zonat e dëmtuara prej tërmetit

Kjo situatë paraqiste momentin ku krahas reshjeve të shumta  një tërmet i fortë godet zonat e përmbytura. Shumë shtëpi u shembën dhe mjaft banorë kanë mbetur nën rrënojat e shtëpive të shembura. Disa shtëpi u përfshinë edhe nga flakët. Veprimet e ndërmarra  në këtë situatë nga strukturat e FA-së, janë angazhimi i forcave dhe mjeteve në dispozicion dhe bashkëveprimi me organet e pushtetit lokal për organizimin e kërkim shpëtimit në zonat e goditura nga tërmeti, nxjerrja e të lënduarve nga gërmadhat, dhënia e ndihmës  së parë për ta, shuarja e zjarreve dhe evakuimi i popullsisë.

Situata e tretë: Fikja e zjarreve në zonat e dëmtuara nga tërmeti

Kjo situatë paraqiste momentin ku si rezultat i dëmtimeve të rrjetit elektrik, pas shembjes, disa banesa ishin përfshirë nga flakët. Banorët me mjete rrethanore përpiqen të shuajnë dhe izolojnë vatrat e zjarrit në banesat e tyre.

Në këtë situatë, mjetet zjarrfikëse të KMR-së në bashkëpunim me ato të Prefekturës bëjnë izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit. Mjetet e rënda të batalionit të xhenios, mbështesin mjetet zjarrfikëse të angazhuara për shuarjen e zjarrit. Të dëmtuarve u jepet ndihma e parë në qendrën shëndetësore të BrMR –së.

Situata e katërt: Veprimet gjatë aksidenteve automobilistike në zonat e dëmtuara nga tërmeti

Gjatë kësaj situate më zonat e dëmtuara nga tërmeti, si rezultat i prishjes së rrugëve shkaktohet një aksident i rëndë automobilistik. Ky aksident përfshin disa mjete transporti dhe shkaktohen dëme të konsiderueshme në njerëz e mjete duke bllokuar plotësisht trafikun.

Më këtë situatë BrMR merr detyrën që në bashkëveprim me organet e rendit të bëjë shpëtimin e njerëzve të dëmtuar nga aksidenti automobilistik dhe zhbllokimin e rrugës. Batalioni i kërkim shpëtimit me mjete të specializuara angazhohet për kërkimin dhe nxjerrjen e njerëzve poshtë mjeteve të dëmtuara. Mjetet e rënda të batalionit të xhenios angazhohen në operacionin për nxjerrjen e mjetit të dëmtuar. Të dëmtuarve u jepet ndihmë e parë në qendrën shëndetësore të brigadës. Ekspertët e policisë rrugore, Policisë Ushtarake arrijnë në vendin e ngjarjes dhe vazhdojnë ekspertizën. Mjeti zjarrfikës dhe mjetet e tjera qëndrojnë në gatishmëri për të operuar.

Burimi: Ministria e Mbrojtjes
Zyra e Shtypit


Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008