njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Permbytjet ne Shkoder, situata me date 2 dhjetor
Shtuar me date:2010-12-02 19:45:31

SHKODER – 2 dhjetor ( Prefektura e Shkodres ) - Informacion mbi situaten në rrethin Shkodër, ora 13.00, datë 2.12.2010


Situata në rrethin Shkodër dhe NJQV

Kemi të bllokuar aksin e rrugës nacionale Shkodër-Tiranë, tek Harku i Bërdicës. Aksi
rrugor Shkodër – Velipojë në vendin e quajtur Ura e Gjolulit është bllokur qarkullimi  pasi në rrugë është rritur niveli i ujit.

Aksi rrugor Shkodër – Tirane tek Harku i Berdicës është i pakalueshwm edhe nga mjete të larta.

Rruga për në fshatin Obot i Vjetër është i pakalueshwm nga automjetet pasi niveli i ujit ka arritur rreth 1 m.

Aksi rrugor  Shkodër – Kirë – Mali i Shoshit – Komuna Shalë lëvizja kryhet me vështirësi.

Aksi rrugor Bogë – Thethë është e pakalueshme, (në Qafë Terthorë ka rreth 1 m borë).
Aksi rrugor Breg Lumi – Thethë është e bllokuar  si pasojë e shembjes së rrugës nga reshjet.

Edhe gjatë dites se sotme vazhdojnë operacionet për evakuim shpëtimin e komunitetit në komunat: Ana e Malit, fshati Obot, në Bashkinë Shkodër, lagjet Bahçallëk, Ajasëm, Tophanë, Livadhe, në komunën Dajç, fshati Darragjat, Shirq, komunen Bushat, fshati Juban, Kosmaç, fshati i Ri etj.

Situata në zonat e përmbytura përkatësisht sipas Komunave dhe lagjeve.
Në livadhe (lagjet “Kiras”, “A.Haxhia”, “S.Halili”) ka patur rritje të nivelit të ujit .
Në hyrje të qytetit uji është afruar tek katet e para të pallateve ne lagjen Xhabijej.
Në lagjet Ajasëm dhe Bahçallek ka patur rritje të nivelit të ujit, ka përmbytje të oborreve por nuk ka shtëpi të  përmbytura.

Komuna Ana e Malit
Në fshatin Obot komunikimi bëhet vetëm me mjete lundruese.
Në këtë Komunë në fusha është e përmbytur rreth 90 % e sipërfaqes.   

Komuna Dajç
Në këtë Komunë  janë përmbytur fshatrat Shirq, Mushan e Darragjat.


Komuna Velipojë
Në fshatin Baks i Ri uji ka përmbytur tokat e fshatit, por nuk ka banesa të përmbytura, uji ka kaluar siper argjinatures së Çasit    .

Komuna Bushat si pasojë e gërryerjes së lumit Drin rrezikohen 11 shtëpi në fshatin Ashtë. Janë përmbytur rreth 60 shtëpi në Malin e Jushit si dhe nga demtimi i 3 kanaleve kulluese rrezikohen 12 shtëpi në fshatin Rranza dhe 20 shtëpi në fshatin Kosmaç.

Është i kalueshëm me vështirësi aksi i rrugës Shkodër-Kir, Mali i Shoshit-Komuna Shalë. Aksi i rrugës Bogë-Shalë i pa kalueshëm dhe aksi i rrugës Breg Lumi-Theth është i pa kalueshëm.

3.Në rrethin M.Madhe, aksi i rrugës Tamarë-Vermosh i kalueshëm me veshtirësi dhe aksi i rrugës Tamarë-Vukël është i pa kalueshëm nga shembjet dhe po punohet për zhbllokimin e tyre.

4.Në rrethin Pukë, aksi i rrugës F.Arrëz-Iballë është i pa kalueshëm nga shembjet dhe po punohet për zhbllokimin e tyre.

5. Veprimtaria e KECQ

Sot u organizua takimi i KECQ nën drejtimin e Kryeminstrit te Shqipërisë Z.Sali Berisha
ku  morën pjesë edhe anëtaret e kabinetit të Qeverise dhe Kryetarja e Parlamentit Kryetarja e Paralamentit, drejtorët e institucioneve dhe disa prej kryetarëve të NJQV-ve të përmbytura dhe anëtarët e KECQ.

Në këto takime jane deleguar detyra konkrete për të gjitha drejtoritë për marrjen e masave të menjëhershme për evakuimin e komunitetit në zonat e komunave të Nën Shkodrës duke i kushtuar rendesi te madhe sigurimit te shëndetit të komunitetit, sigurimin e ushqimeve dhe të ujit të pijshëm dhe garantimin e gjësë së gjallë, si dhe mirëfunksionimin e të gjitha shërbimeve ndaj komunitetit.

U përgatiten nga KECQ urdhrat përkatës për vavzhdimin e evakuimit dhe përcaktimin e vendeve të akomodimit si konviktet e shkollave të mesme profesionale të qytetit të Shkodrës.

6.Veprimtaria e strukturave te DPQ. Jane marre masa të menjëhershme për ngritjen e salles operacionale të policisë pranë Institucionit të Prefektit si dhe jane dislokuar forca dhe mjetet mbështetëse të strukturave të policisë së Shtetit në territorin e Qarkut në dispozicion të mbështetjes së komunave që do të evakuohen nga zonat që mund të përmbyten.Jane marre të gjitha masat per sigurimin dhe garantimin e rendit dhe te suigurise publike ne te gjithe territorin, por vecanerisht ne zonat e përmbytura.

Evakuimet e realizura gjatë ditës së djeshme dt 1 dhjetor 2010 nga strukturat përgjegjëse:

Në fshatin Obot (Komuna Ana e Malit) janë evakouar 15 familje me 80 përsona të cilët janë strehuar tek të afërmit e tyre, ( keto familje jane evakouar me mjete te policise dhe ushtrise). Po keshtu jan evkouar edhe  21 krere bageti (11 lope dhe 10 derra)

Në lagjen Kiras (nga livadet) janë evakouar 21 familje me 86 përsona.
Në lagjen “A. Haxhia” (nga livade) janë evakouar 7 familje me 28 përsona,  nga të cilët 2 janë strehuar tek ë afëmt dhe 1 sistemuar në konviktin e shkollës Industriale.

Nga Trush i Poshtëm (Komuna Bushat) janë evakouar  60 familje me 200 përsona, të strehuar tek të afërmit e tyre. Nga ky fshat janë evakouar te gjitha bagëtitë, gjithsejt 600 krerë (200 lopë, 300 derra dhe 100 dele).
Nga Mali i Jushit (Komuna Bushat) janë evakouar  r gjithsejt 400 krerë (100 lopë, 100 derra dhe 200 dele).

Nga fshati Kuç (Komuna Berdicë) janë evakouar  35 familje me 120 përsona, të strehuar tek të afërmit e tyre. Nga ky fshat janë evakouar edh 100 krerë lopë.
Nga Komuna Bërdicë janë evakouar 70 familje me 290 përsona të strehuar tek të afërmit e tyre si dhe 200 krerë lopë.

Nga Komuna Dajç janë evakouar 35 familje me 130 përsona të strehuar tek të afërmit e tyre, si dhe 100 krerë lopë.

Aktualisht  janë evakouar gjithsejt gjate dites se djeshme nga Policia rreth 243 familje me 934 shtetas dhe 1821 krere (nga të cilat 1121 krerë lopë dhe 200 krerë dele dhe 500 derra).

Per me shume, shkarko raportin e Prefektures se Shkodres, date 2 dhjetor, ora 13.00 ( word)

Burimi: Prefektura Shkoder
Komiteti i Emergjencave
Ministria e Mbrojtjes
Zyra e Shtypit

 

Share on Facebook

   Raporti i Komitetit te Emergjencavem, date 2 dhjetor 2010, ora 13.00
Printo  
© Copyright: Alblink 2008