njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Ina Rama: Roli i prokurorit ne masat anti-dhune
Shtuar me date:2010-12-10 15:13:58

TIRANE – 10 dhjetor ( Prokuroria e Pergjithshme ) – Fjala e kryeprokurores Ina Rama ne konferencen per dhunen ndaj grave

Te nderuar pjesemarres !

Para se gjithash do te deshiroja t’ju falenderoja per ftesen per te marre pjese ne kete konference kombetare me qellim prezantimin e mekanizmit kombetar te referimit te rasteve te dhunes ne familje.

Si pjese e shoqerise Shqiptare kemi ndjere nga afer problematiken, dramat dhe traumat ne te cilat kane kaluar viktimat e dhunes ne familje ne vite gjate zhvillimit te shoqerise sone krahas zhvillimit te vete rendit shoqeror ne Shqiperi.

Kjo dhune e ushtruar ndaj pjestareve me te dobet te familjes kryesisht grave e femijeve eshte manifestuar ne vite ne forma e dimensione te ndryshme ne varesi te shume faktoreve sociale, financiare e politik qe kane shoqeruar vete zhvillimin e shoqerise.

Duke e lene studimin e fenomenit ne duart e studiuesve e punonjesve sociale, si juriste me duhet te them qe edhe vete sistemi i se drejtes ka evoluar ne vite ne raport e ne perputhje me vete formen e shfaqes se dhunes ne familjen shiptare.

Per shkak te rrethanave te zhvillimit te historise se Shqiperise vetem ne periudhen demokratike kesaj problematike iu dha trajtimi i pershtatshem ligjor dhe afrontimi i situates nepermjet zgjidhjeve qe ofronte ligji.

Per tej perpjekjeve te bera nepermjet normave penale te sanksionuara ne K.Penal e qe ndeshkon kete dhune si nje nga format e dhunes por, pa bere ndonje diferencim ne trajtimin e dhunes ne familje, vete dispozitat e K.Familjes gjithashtu mbeshteten ne menyre te shprehur poziten e viktimes se dhunes ne familje.

Ne menyre te vecante dhe esplicite ligji nr.9669 dt.18.12.2006  “Per masat ndaj dhunes ne marredheniet familiare” mori persiper te normonte  menyrat e mekanizmat e reagimit shteteror kunder kesaj dhune.


Sot ne kemi nje kuader ligjor do te thoja te plote qe pergjithesisht ploteson e rregullon funksionimin e mekanizmave mbrojtes ndaj dhunes ne familje.
 
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të posaçme i garanton martesës dhe familjes mbrojtje të veçantë në nenin 53/2 të saj. Të drejtën për një mbrojtjeje të veçantë nga shteti kanë fëmijët, të rinjtë, gratë shtatzëna dhe nënat e reja. Gjithashtu çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi, sipas nenit 54 të Kushtetutës.

Gjithë sistemi ligjor shqiptar është bazuar në rregullimet dhe parimet kushtetuese, dhe për këtë arsye çdo ligj, akt nënligjor, vendim gjyqësor, veprim ose mosveprim i individëve dhe organeve, duhet të respektojë dhe t'i mbrojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut të cilat janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik.

Marrëveshjet ndërkombetare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, detyrojnë organet zbatuese të ligjit të mos lejojnë dhe të ndëshkojnë këdo që kryen veprime të dhunshme, duke pasur  për detyrë ligjore të ndërmarrin hapa të arsyeshëm për të ndaluar dhunimet e të drejtave njerëzore dhe të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për të kryer hetime serioze të dhunimeve të kryera brenda juridiksionit të tyre, të identifikojnë përgjegjësit dhe të imponojnë dënimin e përshtatshëm.
 
Nisur nga I gjithe kuadri ligjor ne fuqi prokurorit si figure procedurale I eshte ngarkuar nje rol I vecante. Sigurisht qe roli paresor qe prokurori ka ne mbrojtje te te drejtave te viktimave eshte ushtrimi me efikasitet i ndjekjes penale ne te gjitha rastet kur nga dhuna ne familje ka ardhur nje pasoje ne shendetin e viktimes, pasoje e cila determinon edhe vepren penale konkrete e cila mund te jete sipas rastit, demtim i shendetit apo i jetes se individit nepermjet veprave penale qe jane te renditura ne seksionin e krimeve kunder jetes e shendetit, dhuna mund te kete shkaktuar demtim e cenim te nderit e dinjitetit te viktimes sic jane krimet seksuale e ato qe kufizojne lirine e individet apo ato qe cenojne mbarevajtjen e ushtrimit te se drejtes prinderore e rritjen e femijes.

 Detyra e prokurorit ne keto raste shtrihet jo vetem ne ushtimin e ndjekjes penale ne keto raste si nje funksion kushtetues qe lidhet me ndeshkimin e kryerjes se nje vepre penale por edhe ne goditjen me te gjithe forcen e ligjit te nje fenomen aq te demshme per shoqerine si ai i dhunes ne familje. Ndeshkimi i autoreve te ketyre veprave te kryera brenda gjirit te familjes duhet te kene jo vetem efekt ndeshkues por edhe parandalues gjithashtu.

Sipas normave procedurale prokurori nuk ushtron ndjekjen penale ne rastet kur dhuna ne familje ka shkaktuar pasoja te lehta deri ne nivelin e rrahjes por, ai merr pjese ne gjykimin e ceshtjeve te ngritura para gjykates nga vete te demtuarit.

Pavaresisht nga pozita jo akuzuese e prokurorit ne keto procese ai duhet te ushtroje ndikimin e tij ne mbeshtetje te viktimes gjate procesit penal qofte ne drejtim te provimit te akuzes qofte ne kerkimin nga gjykata te aplikimit te sanksioneve penale te renda ne keto raste.

Ne menyre te vecante ngarkon detyra per prokurorirn ligji nr. 9669 dt.18.12.2006 “Per masat ndaj dhunes ne marredheniet ne familjare”

Neni 13 i ligjit e rendit prokurorin ne subjektet qe kane te drejte ti drejtohen gjykates per te kerkuar leshimin e urdherit te mbrojtjes dhe urdherin e menjehershem te mbrotjes. Kjo dispozite e ben prokurin aktiv ne ushtrimin e mekanizmit qe parandalon dhunen ne familje. Dijenia qe prokurori merr gjate hetimit te nje rasti per ushtrim te dhunes ne familje e ve ate ne pozita te kerkoje ai vete leshimin e urdherit te mbrojtjes.

Ligji gjithashtu ngre nivelin e garancive per zbatimin e parimit te ligjshmerise ne rastin kur procesi iniciohet nga prokurori sepse, ai vazhdon dhe detyron gjykaten te leshoje urdherin e mbrojtjes edhe kur viktima terhiqet nga procesi.

Sigurisht qe roli me i rendesishem i parashikuar per prokurorin ne kete ligj eshte ushtrimi i ndjekjes penale kur urdheri i mbrojtjes shkelet dhe nuk zbatohet nga personat pergjegjes, situate qe sjell si pasoje konsumimin e veprave penale te parashikuara nga neni 320 e 320/a te K.Penal.

Pa dashur te hyj ne diskutime teorike mbi legjislacionin dhe formulimin jo te plote te ndonje norme ligjore, tabloja praktike qe rezulton te jete krijuar sigurisht qe ka shfaqur problematikat e saj.

Ajo qe konstatohet eshte nje lloj indiferentizmi ne venien ne levizje te gjykates me kerkesa per leshimin e urdherit te mbrojtjes duke e konsideruar kete te drejte si nje te drejte principale te viktimes.

Gjithashtu eshte hasur nje lloj problematike edhe ne ngritjen e akuzave per vepren penale te nenit 320  per rastet kur ne urdher eshte percaktuar detyrimi per te qendruar ne nje distance te caktuar larg viktimes dhe vecanerisht kur viktima dhe dhunuesi jetojne ne te njejten banese.

Duket sikur vete urdheri i mbrotjes ka humbur sensin ne keto raste dhe me pas edhe prokuroret gjenden ne veshtiresi per dallimin e elementeve te vepres penale. Nje situate tjeter e hasur praktikisht eshte rasti kur dhunuesi tenton te afrohet drejt viktimes nepermjet formave te ndryshme te paparashikuara nga gjykata si te ndalueshme ne urdher por, qe sidoqofte rrezikojne stabilitetin e sigurine fizike te viktimes.

Nje problematike tjeter e percjelle lidhet me kohen se kur behen efektive denimet e dhena per rastet e shkeljes se urdherave te mbrotjes. Pavaresisht nga situata emergjente dhe prioriteti ne hetim e gjykim, keto ceshtje do te marrin kohen e tyre ne respektim te nje procesi ligjor qe garanton te drejtat e lirite e individit i cili, ne kete rast eshte dhunuesi.

Ne shume nga keto raste gjendja e cenueshmerise se urdherit do te vazhdoje edhe gjate kohes qe vazhdon procesi, situate qe ve ne rrezik viktimen. Ne kete konteks do te ishte e pershtatshme nderhyrja me ane te sanksioneve drejteperdrejte te aplikueshme qe sigurisht kerkojne nderhyrje ligjore.

Ne menyre qe te kemi nje qendrim te unifikuar te prokurorit ne keto procese si edhe te rrisim vemendjen e tyre ndaj zbatimit te masave kunder dhunes ne familje, edhe pas konsultimeve te kryera me perfaqesues se UNIFEMIT e UNDP dhe prezantimit te shqetesimeve te tyre, ne mbeshtetje te perpjekjeve te qeverise shqiptare per  zbatimin e programit qe lidhet me masat kunder dhunes ne familje, eshte hartuar nje qarkore e Prokurorit te Pergjithshem mbi zbatimin e ligjit nr.9669 dt.18.12.2006 e cila, u eshte shperndare te gjitha zyrave te prokurorive ne rrethe.

Kjo qarkore ka për qëllim të tërheqi vëmendjen e prokurorreve në intesifikimin e luftës kundër dhunës në marrëdhëniet familjare, dhe zbatimin e Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, Konventës Europiane të të Drejtave të njeriut, Konventës mbi Eliminimin e të Gjitha formave të Diskriminimit ndaj Grave,  Kodin e Proçedures Penale, Kodin Penal, Kodin e Familjes dhe ligjit nr.9669 datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Sipas kesaj qarkoreje, Prokurorët pranë Gjykatave të Shkallës së Parë, orientohen si më poshtë:

   1. Të kërkojnë në Gjykatë lëshimin e urdhrave mbrojtës, në të gjitha rastet kur vihen në dijeni për ushtrim të dhunës në familje në përputhje me nenin 13 të ligjit nr.9669 datë 18.12.2006 2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”;

   2. T’u jepet mbështetje efektive forcave të policisë në të gjitha rastet kur këto të fundit në përputhje me nenin 8 të ligjit nr.9669 datë 18.12.2006 2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, fillojnë hetimet kryesisht;

   3. Në mënyrë të veçantë të mos neglizhohet me kallzimet penale që vijnë nga viktimat e dhunës në familje ose nga burime të tjera që lidhen me raste të dhunës në familje;

   4. Të tregohet kujdes gjatë hetimeve të rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare dhe posaçërisht gjatë hetimit dhe gjykimit të veprave penale të tilla si rrahja apo plagosja që janë pasojë e dhunës në marrëdhëniet familjare, të cilat për shkak të rrezikshmërisë së pakët nuk ndiqen penalisht me ashpërsinë e duhur dhe gjenerojnë pasoja më të rënda;

   5. Të tregohet kujdes në trajtimin e viktimave të kësaj dhune, duke mbrojtur dinjitetin dhe integritetin e tyre fizik e moral dhe duke i dhënë atyre informacion mbi legjislacionin penal e civil që i mbron;
   6. Të ashpërsohet politika penale ndaj dhunuesve, duke kërkuar masa dënimi në kufijtë maksimal të përcaktuar nga Kodi Penal për veprën penale për të cilën proçedohen;

   7. Të krijohet një regjistër i vecantë për pasqyrimin e të gjithë informacionet që lidhen me proçedimet penale të rregjistruara si pasojë e dhunës në marrëdhëniet familjare.

   8. Prokuroria, kur merr dijeni se është shkelur Urdhëri i Mbrojtjes i lëshuar në bazë të ligjit nr.9669 datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” me vendim gjykate, duhet të regjistrojë veprën penale të parashikuar nga neni 320 i Kodit Penal, në regjistrin e veprave penale dhe të kryejë me përparësi veprimet e duhura hetimore.

   9. Ne rast se gjate procesit hetimor apo gjyqesor qe zhvillohet sipas pikes 8 dhunuesi vazhdon te shkele urdherin e mbrojtjes te vleresohet mundesia e zbatimit ndaj tij te masave te sigurimit personal ne rast se ato nuk jane vendosur me qellim garantimin e nje procesi te shpejte e qe nuk rrezikon sigurine fizike te viktimes.

Prezantimi sot i mekanizmit kombetar qe do te garantoje zbatimin e masave kunder dhunes , bashkrendimi institucional jo vetem i autoriteteve qe ligji i njeh pergjegjese per masat kunder dhunes ne familje por, i te gjithe institucioneve te cilave ligji u ngarkon detyra ne kete kuader, vleresoj qe do te jete sinjali me pozitiv qe mund te jepet ne drejtim te berjes efektiv te ketij procesi te veshtire ne te cilin nderthuren shume elemente dhe qe sigurisht shfaqet i veshtire e i nderlikuar jo vetem per shoqerine shqiptare por edhe per shoqerite e shtetet me demokraci te konsoliduara.

Sigurisht qe eshte momenti qe ne te tregojme te gjithe vullnetin tone te perbashket per ti thene ndal dhunes ne familje, ketij fenomeni sa primitiv po aq edhe aktual te shoqerise.

Burimi: Prokuroria e Pergjithshme
Zyra e Shtypit
Plator Nesturi


Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008