| Shtuar me date:2011-03-25 19:36:10 VLORE – 25 mars ( www.alblink.com ) – Korrupsioni con ne pranga Artur Dervishajn dhe Julian Sadikajn, inspektore te Inspektoratit Ndertimor Urbanistik Kombetar ne Vlore.
Burimet zyrtare bejne te ditur se sot Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë mbi bazën e materialit kallëzues të bërë nga Inspektoriati Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar Tiranë, ka rregjistruar procedimin penal për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” nga personi që ka për detyrë të përpilojë dokumentin, kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar ndaj dy inspektoreve te Degës së Inpektoratit Ndertimor Urbanistik Kombetar Vlorë.
“Nga hetimet e kryera dhe provat e mbledhura deri në këtë fazë të hetimeve ka rezultuar se nga ana e Inspektoriatit Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar Tiranë me urdhërin nr. 112 datë 16.06.2010 është urdhëruar ekzekutimi i vendimeve për prishjen e 23 objekteve të ndërtuara pa leje ndërtimi në zonën e quajtur "Pylli i Sodes" të qytetit të Vlorës”, - thuhet ne njoftimin zyrtar te Prokurorise.
Sipas tij, “për ekzekutimin e këtyre urdhërave është ngarkuar Inspektoriati Ndërtimor Kombëtar Vlorë dhe konkretisht inspektorët Artur Dervishi dhe Julian Sadikaj.
Nga ana e dy inspektorëve janë përpiluar procesverbalet e ekzekutimit të vendimeve për prishjen e objekteve te ndërtuara pa leje ndërtimi, por ndërkohe që keto objekte nuk janë prishur asnjëherë.
Prokuroria beri verifikimet ne terren prej nga ku ka rezultuar se këto objekte nuk janë prishur asnjëherë nga ana e inspektoriatit ndërtimor.
Nisur nga keto rrethana nga ana e prokurorisë është kërkuar caktimi i masës së sigurimit persona « arrest në burg » për të dy inspektorët e policisë ndertimore
Share on Facebook
|