njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Banka Boterore thirrje per projekte nga shoqeria civile
Shtuar me date:2011-04-03 22:59:30

APLIKIME – 3 prill ( Banka Boterore Tirane ) - Programi i Fondit për Shoqërinë Civile mundëson Bankën Botërore të promovojë dialogun dhe shpërndarjen e informacionit midis organizatave jofitimprurëse. Objektivi i Programit për vitin 2011 përqëndrohet në çështjet e barazisë gjinore, veçanërisht në lidhje me grupet e mënjanuara dhe të rrezikuara të popullsisë.

Zyra e Bankës Botërore në Tiranë ju fton të paraqisni projekte që trajtojnë:

   
*      pabarazitë në kapitalin njerëzor: aksesi ndaj arsimimit (ndryshimet në regjistrimet dhe përfundimin e shkollës, ndryshimet në rezultatet akademike, etj.); aksesi ndaj mbrojtjes sociale dhe shërbimeve shëndetësore;
   
*      pabarazitë në mundësitë sociale – ekonomike, tregun e punës dhe të drejtat mbi pronën;
   
*      fuqizimi i grave (veçanërisht i grave nga grupet e mënjanuara dhe të rrezikuara, grave me aftësi të kufizuara, grave të komunitetit Rom) në nisma të zhvillimit në komunitetet e tyre dhe vendimmarrjen lokale;
   
*      ndërgjegjësim mbi stereotipet gjinore dhe ndryshimet e mentalitetit mbi kontributin e grave;
 
*      marrëdheniet gjinore me përfshirjen e të rinjve, djemve dhe burrave në aktivitete;
   
*      advokimi dhe monitorimi i zbatimit të legjislacionit mbi çështjet gjinore;
   
*      ndërgjegjësimi i komunitetit mbi barazinë gjinore dhe dhunën në familje; përfshirja e djemve dhe burrave në luftimin e stereotipeve gjinore, diskriminimit dhe dhunës ndaj grave.

Janë të ftuar të aplikojnë në këtë program organizata vendase të shoqërise civile me një eksperience prej të pakten dy vjetësh. Të interesuarit mund të marrin formën e aplikimit, kriteret dhe informacione të tjera direkt nga faqja e internetit http://www.worldbank.org.al ose pranë Zyrës së Bankës Botërore në Tiranë.

Afati për dorëzimin e aplikime është jo më vonë se 2 maj 2011. Forma e aplikimit dhe dokumentat e tjera të nevojshme duhet të dërgohen me e-mail në adresën khaxhiaj@worldbank.org ose në një zarf të mbyllur në adresën e mëposhtme:

Adresa:
Koordinatori i Programit të Fondit për Shoqërinë Civile
Banka Botërore
Rruga “Dëshmorët e 4 shkurtit”, Nr. 34
Tel: 042 280 560/61
Fax: 042 240 590
Tiranë

Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008