njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
MASH: Libri i transparences, rezultatet
Shtuar me date:2011-08-16 20:46:18

TIRANE - 16 gusht ( MASH ) - Materiali shpejgus per librin e transparences, qe u dha ne konference shtypi nga Arben Fagu, drejtor i pranive ne AKP, Agjencia Kombetare e Provimeve
 
Pas përfundimit me sukses të provimeve të Maturës Shtetërore dhe shpalljes së rezultateve të katër provimeve (dy të detyrueshme dhe dy me zgjedhje) për maturantët që morën pjesë në to, filloi shpërndarja e Formularëve A2 , të cilët pas plotësimit nga maturantët kandidatë që dëshironin vazhdimin e studimeve të larta, u realizua grumbullimi i tyre në Drejtorinë e Pranimeve të AKP-së. Pas kësaj filloi procesi i dixhitalizimit të  formularëve A2 dhe krijimi i bazës përkatëse të të dhënave. Formularët A2 u dixhitalizuan në dy forma:

Nëpërmjet futjes së të dhënave (procesi operator Data Entry) ku bazës ekzistuese së të dhënave ju shtuan dhe notat mesatare si dhe programet e studimit preferencialë të përzgjedhura nga çdo maturant kandidat.
   
Krijimi i bazës elektronike të të dhënave me imazhet e skanuara të çdo formulari A2

Pas krijimit të dy bazave të të dhënave u përgatit Libri i Transparencës i cili sot publikohet në WebSite e MASH sipas formatit që po paraqesim më poshtë dhe në ekran:

Libri i Transparencës, është një faktor shumë i rëndësishëm për transparencën e procesit të Maturës Shtetërore, dhe në shërbim të të gjithë kandidatëve maturantë që dëshirojnë të studiojnë në IALP.

Libri i Transparencës plotëson kuadrin e informimit të saktë dhe të drejtë, dukuri që përshkon të gjithë procesin e Maturës Shtetërore dhe të regjistrimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik.

Tashmë të gjithë maturantët kandidate të shkollave të mesme të Republikës, kanë marrë rezultatet e të katër provimeve të Maturës Shtetërore. Tek Libri i Transparencës, çdo kandidat maturant  gjen të gjithë elementet përbërës të rezultateve të përfundimit të shkollës së mesme, mesataren e katër apo pesë viteve të shkollës së mesme, rezultatin e provimit të Letërsisë, Matematikës dhe dy provimeve të lëndëve me zgjedhje, preferencat e përzgjedhura prej tij në Formularin A2, për programet e studimit, që ofrojnë Universitetet Publike për vitin akademik 2011-2012.

Mbi bazën e elementeve të lartëpërmendur në libër janë dhënë pikët e fituara nga secili maturant për çdo preferencë, të llogaritura në bazë të koeficientëve të përcaktuar nga MASH.

 

Në librin e transparencës (siç shihet në formatin e paraqitur) secili kandidat maturant ka zonën e tij të të dhënave ku në rreshtin e parë jepen:

Numri rendor si dhe numri identifikues i maturantit (ID), që e ka shoqëruar gjatë gjithë procesit të Maturës Shtetërore;

Në pjesën majtas poshtë janë emërtesat dhe notat e shkallëzuara të 5 elementeve të Maturës Shtetërore, në bazë të të cilave llogariten pikët, pra janë arritjet që përbëjnë pjesën  Meritë të kandidatit maturant, në parimin Meritë –Preferencë.

Këta elemente janë dhënë me emërtesën përkatëse.

 

Më tej vijohet me Preferencat e kandidatit, të renditura ashtu siç janë plotësuar prej tij në Formularin A2. Preferencat përmbajnë numrin (kodin) e programit të studimit, emërtesën e programit të studimit.

Në krah jepen tre koeficientët për secilin program studimi sipas kësaj renditje:

 

I pari: koeficienti i shkollës (KSH);

I dyti: koeficienti për provimin e parë me zgjedhje (KZ1);

I treti: koeficienti për provimin e dytë me zgjedhje (KZ2).

 

Në krah të djathtë të koeficientit të tretë paraqiten pikët e grumbulluara në këtë program studimi nga kandidati maturant.

 

Çdo maturant kandidat, pas konsultimit me librin e transparencës dhe leximit të pikëve të grumbulluara nga ana e tij në secilin program studimi të përzgjedhur prej tij si dhe pikëve të fituesve të fundit të publikuara tashmë në Web Site e MASH, arrin të gjykojë se në cilën degë ka më shumë shance suksesi.

 

Vemë në dukje se në librin e transparences që po publikohet nuk paraqiten gjeneralitetet e maturantëve me qëllim që të mbrohen të dhënat personale të tyre.

 

Sëfundmi, vemë në dukje se për maturantët kandidatë të cilët ndër preferencat e zgjedhura kanë dhe programe studimi që parashikojnë zhvillimin e konkurseve, për këto programe në librin e transparencës nuk janë llogaritur pikët sepse ato përllogariten pas daljes së rezultateve të konkurseve.

 
Burimi: Ministri e Arsimit dhe Shkences
Zyra e Shtypit
Bsir Colli

Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008