njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Faz Shabaj dhe Ramadan Likaj nen hetim
Shtuar me date:2011-10-24 18:11:09

SHKODER - 24 tetor ( alblink.com ) - Leshimi i dokumenteve false per gjakmarrje ka cuar ne ndjekje penale kreret vendore et bashkise se Komplikut dhe Komunes se Postribes. Burimet zyrtare bejne te ditur se sot janë referuar materialet në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Shkodër në ngarkim të shtetasve: Faz Tahir Shabaj, vjeç 62, banues në Postribë, Shkodër, me detyrë Kryetar i Komunës Postribë, Qarku Shkodër dhe Ramadan Rexhep Likaj, vjeç 45, banues në Koplik,  me detyrë Kryetar i Bashkisë Koplik, rrethi Malësi e Madhe.

"Këta shtetas akuzohen se, duke qenë në detyrat e mësipërme,  kanë lëshuar vërtetime te falsifikuara për persona të ndryshëm se janë në hasmëri, me qëllim që ata të aplikonin dhe përfitonin në mënyrë të padrejtë azil në Belgjikë, duke konsumuar elemente të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, - thote policia.

 
Sipas burimeve zyrtare, "bazuar në informacionet e administruara nga Departamenti Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda pranë Policisë së Shtetit, ka  rezultuar se shtetas shqiptar, duke përfituar nga lëvizja e lirë, pasi kanë shkuar në vendet e zonës Shengen kanë aplikuar për azil pranë organeve kompetente në këto vende. Kërkesat e tyre për azil kanë qenë të shoqëruara me vërtetime nga Komuna të ndryshme, kryesisht të Qarkut Shkodër, ku vërtetojnë se janë në konflikte dhe në gjakmarrje".

Pas verifikimeve të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Organet Policore Belge, ka rezultuar se praktikat e dorëzuara nga shtetasit shqiptarë për të përfituar azil ishin Vërtetime të lëshuara nga Komunat ose Bashkia Koplik dhe vërtetime nga Shoqata Misionarët e Paqes dhe Pajtimit të Gjaqeve të Shqipërisë me qendër në Shkodër.

"Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këto vërtetime janë lëshuar  nga personat e sipërpërmendur pa u mbështetur në ndonjë bazë ligjore dhe në shumicën e rasteve të falsifikuara, pasi personat për të cilët ishin lëshuar këto vërtetime nuk figurojnë të jenë në hasmëri apo gjakmarrje", - thuhet ne njoftimin e policise.

Nga ana e Policisë së Shtetit janë administruar gjithashtu dhe të gjithë dokumentet  e Sekretarit të  Shoqatës Misionarët e Paqes dhe Pajtimit të Gjaqeve të Shqipërisë me qendër në Shkodër.

Aktualisht strukturat e Policisë së Shtetit vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjithë personave të implikuar dhe dokumentimin e veprimtarisë së tyre.

Javen e kaluar ishte ne Shqiperi Drejtori i Emigrim Azilit te Belgjikes, i cili leshoi alarmin per rritjen e kerkesave nga shqiptaret per azil. Sipas tij, 60 perqind e kerkesave jane nga qarku i Shkodres dhe pjesa tjeter nga Kukesi dhe Tirana.

Ne foto: Kryetari i Bashkise se Koplikut, Ramadan Likaj

 

Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008