njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Nxenesit takojne kreret e larte te shtetit
Shtuar me date:2011-11-04 14:13:53

TIRANE - 4 nentor ( OSBE ) - Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, organizoi sot, më 4 nëntor, një vizitë studimore të 50 nxënësve të klasave të nënta dhe të dhjeta nga Vlora, Kukësi dhe Tirana, gjatë së cilës ata u takuan me Presidentin Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha, Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.

“Shqipëria është një vend me demokraci dhe popullsi të re. Ajo ka nevojë për qytetarë aktivë për të ndërtuar të ardhmen e saj dhe edukimi është thelbësor për zhvillimin e një qytetarie aktive. Frymëzimi vjen përmes përvojës së drejtpërdrejtë dhe kjo vizitë studimore është një mundësi e shkëlqyer për këta të rinj që të takohen personalisht me udhëheqësit e tyre,” tha Kryetari i Prezencës së OSBE-së, Ambasadori Eugen Wollfarth.

“Prezenca e OSBE-së po ndihmon në reformën e kurrikulës dhe unë kam besimin e patundur se këto reforma do ta fuqizojnë ndjeshëm edukimin qytetar në vend”, shtoi ai.

Vizita studimore është pjesë e një projekti të Prezencës për ndërtimin e qytetarisë aktive. Në kuadër të projektit, është bërë një vlerësim i kurrikulës së edukatës qytetare dhe mënyrave të mësimdhënies, si dhe do të hartohet një projekt-reformë, së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Institutin e Zhvillimit të Kurrikulës.

 
Elton Tahirllari
Senior Public Affairs Assistant

Political and Public Affairs Unit 

Office of Head of Presence

OSCE Presence in Albania
Sheraton Tirana Hotel & Towers
Tel: +355 4 2240 004 ext. 231
Mobile: +355 69 40 10 119
E-mail: elton.tahirllari@osce.org

 

Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008