| Shtuar me date:2011-11-24 12:51:59 DURRES – 24 nentor ( alblink.com ) – Pistolete ne shkolle. Nje fakt i tille ka tronditur mesues, nxenes dhe strukturat e sigurise ne rrethin e Durresit. Burimet policore bejne te ditur se në bashkëpunim me stafin pedagogjik të shkollës, policia ka ushtruar një kontroll në Shkollën 9-vjecare “Hamza Vlashi” Maminas Durres.
Gjatë këtij kontrolli, njërit prej nxënësve, shtetasit S.B., 24 vjec, në xhepin e xhupit iu gjet një zjarri pistoletë model Zastava Mini Blow, ne krëhërin e së cilës ndodheshin katër fishekë me predha plastike të çara (që shërbejne per te simuluar te shtënën).
Zedhenesja e policore sqaron se u kryen veprimet e para hetimore dhe në bashkepunim me Seksionin për të Miturit ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Durres u vendos qe procedimi ne ngarkim te shtetasit S.B. të ndiqet në gjendje te lire.
Burimet policore shtojne se “materialet proceduriale iu dërguan për ndjekje Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Durres per vepren penale te mbajtjes pe leje te armeve te zjarrit”.
Share on Facebook
|