| Shtuar me date:2011-12-08 15:05:25 TIRANE - 8 Dhjetor - Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit "Studenti",ishin iniciatorë të kthesës historike:protestave paqësore që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.
Akti i tyre publik, sa qytetar aq edhe politik,i dha fund në paqësisht epokës së vetëizolimit dhe sundimit ideologjik, duke i hapur rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur. Studentët e dhjetorit ’90 kishin aspirata dhe ideale kombëtare, të cilat mbeten shkolla më e mirë e demokracisë.
Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.
Dita e Rinisë Shqiptare, 8 Dhjetori, është shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë si Dita Kombëtare e Rinisë, në kujtim të Lëvizjes Studentore të vitit 1990.
Share on Facebook
|