| Shtuar me date:2012-01-18 21:04:18 TIRANË, 18 Janar - Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi të mërkurën me votat e maxhorancës kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor për punën e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD), Kreshnik Spahiu.
Sipas kërkesës së demokratëve, komisioni hetimor do të ketë tre javë kohë për të verifikuar shkeljet e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në ushtrimin e detyrës së tij.
Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, i pranishëm në mbledhjen e sotme, e kundërshtoi kërkesën për shkarkimin e tij nga parlamenti, duke theksuar se "kjo çështje vjen në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjin për organizimin dhe funksionimin e KLD-së". Share on Facebook
|