| Shtuar me date:2012-01-30 13:19:57 PARIS - 30 janar - AFP - Presidenti francez, Nicolas Sarkozy konfirmoi gjatë një emisioni televiziv, se situata në frontin e krizës së euros po qetësohet dhe po përmirësohet duke shtuar se Evropa nuk ndodhet më në buzë të greminës.
Ai shtoi se "deficiti publik i Francës do të ishte më i mirë nga sa ishte parashikuar në vitin 2011 me 5,4 për qind të PBB-së ose ndoshta 5,3 për qind nga 5,7 për qind që ishte parashikuar deri tani".
"Elementet për një stabilitet të situatës financiare në botë dhe në Evropë janë shfaqur'', - dekalroi ai në një intervistë dhënë dje për disa stacione televizive franceze.
"Evropa nuk ndodhet më në buzë të greminës",nënvizoi Sarkozy.
Share on Facebook
|