| Shtuar me date:2009-04-30 15:33:47 TIRANE - Vetëm tre muaj nga dita e lançimit te Programit te Qeverise Italiane dhe Qeverise Shqiptare per zhvillimin e sektorit privat ne Shqiperi, jane nenshkruar kater kontratat e para per kredidimin e bute me një shumë totale 1 milionë euro. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, ka marrë pjesë zv. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës z. Enno Bozdo si dhe Z. Saba D’ELIA, - Ambasador i Italisë në Shqipëri.
Në fjalën e tij të mbajtur me këtë rast, zv. Ministri Bozdo ka përgëzuar veçanërisht stafin e projektit, për një perkushtim te jashtezakonshem dhe ne nje fryme mjaft te mire bashkepunimi dhe koordinimi, gje e cila mundesoi realizimin e objektivave te Programit ne nje kohe kaq te shkurter
Per kete qellim, jane realizuar 12 fushata promovuese dhe sensibilizuese qe perfshine pothuajse gjithe rajonet e Shqiperise, ne koordinim me dhomave te tregetise dhe Industrise ne Qarqe, agjentet e sistemit bankar, biznesin e vogel e e mesem, Agjensive Rajonale per Zhvillim, si dhe dhe kompanive te konsulences.
“Projektet te cilat ne nenshkruajme sot”, tha Bozdo, “jane te konsultuara ligjerisht dhe finaciarisht nga kompanite shqiptare te konsulencave dhe te analizuara me profesionalizem dhe te miratuara nga Bankat Partnere te Programit, duke krijuar keshtu nje cikel me standarte profesionale dhe bashkekohore. Te katërta kompanitë, të cilat përfitojne sot kreditimin e bute, do te investojne ne linja industriale prodhimi, dy prej ketyre kompanive jane te kompani ekpsortuese.vendimi i tyre per te investuar ne teknologji prodhuese, per te rritur cilesine dhe eficencen e prodhimit, e pershendes ne menyre te vecante, sepse ky vendim eshte sinteza me e mire e besimit te investitoreve ne ekonomine dinamike shqiptare, besimin se ekonomia shqipetare, ashtu sic edhe permendet ne te gjitha raportet e njohura nderkombetare do te vazhdoje te kete rritje dhe perparim”. Programi per zhvillimin e SME-ve ne Shqiperi menaxhon nje linje kredie te qeverise shqiptare, te ofruar nga Qeveria Italiane per 38 vjet dhe me nje vlere prej 30 milion Euro, prej te cilave 25 Million euro do te shkojne per kreditimin e ndermarrjeve te vogla dhe te mesme shqiptare.
2.5 Milion Euro jane destinuar per ndertimin e Fondit Shqiptar te Garancise dhe pritet qe Skema Pilot e funksionimit te tij t’i paraqitet Komitetit Drejtues te ketij Programi brenda muajit Maj 2009. Ky fond do t’i vije ne ndihme sektorit privat shqiptar per te pasur nje akses me te lehte ne Linjen e Kredise specifikisht por edhe ne sistemin e kreditimit ne pergjithesi. Pjese e rendesishme e ketij Programi te ideuar nga Qeverite tona eshte asistenca teknike, seminaret dhe trainimet e te gjithe grupeve te interesit si: sektorit te SME-ve, sektorit bankar, Albinvestit, Agjensive Rajonale te Zhvillimit, shoqatave te biznesit etj. Ky proces ka perfunduar fazen pare te tij pothuajse ne te gjithe rajonet e vendit me objektiv promovimin, trainimin dhe evidentimin e nevojave te ketyre grupeve.
“Ky program shpreh faktin se biznesi i vogel dhe i mesem eshte vecanerisht ne vemendje te qeverise shqiptare”, tha zv. Ministri Bozdo, “Krahas reformave te medha rregullatore dhe fiskale, te cilat kane gjalleruar ndjeshem klimen e biznesit ne shqiperi, programi i sotem perfaqeson nje instrument tipik te financimit te SMRE, te mbeshtetjes per zhvillim te tyre. Ne tashme kemi gati dy projekte te tjera te cilat do te lancohen ne fillimin e madattit te dyte qeverises, ate per ngritjen e inkubatoreve te biznesit si dhe nje fond te vecante financiar ne mbeshtetje te aplikimit te teknologjive te reja dhe inovatore”.
Burimi: METE
Share on Facebook
|