•  
njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Berisha, vizite 2-ditore ne Azerbajxhan
Shtuar me date:2012-02-08 14:34:26

TIRANË - 8 Shkurt 2012 - Kryeministri Sali Berisha u nis sot për një vizitë zyrtare dy ditore në Republikën e Azerbajxhanit në fokus të së cilës do të jetë konsolidimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimi i tyre, në mënyrë të veçantë i atyre ekonomike, ku një vend të rëndësishëm do të zënë temat e bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe nxitjes së investimeve.

Gjatë vizitës, Kryeministri Berisha do të takojë Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, kryetarin e Kuvendit Oktay Asadov dhe me homologun e tij, Artur Rasi-zade.

Në vijim, do të nënshkruhet marrëveshja për mbrojtjen dhe nxitjen reciproke të investimeve mes dy vendeve si dhe një Memorandum Mirëkuptimi midis Ministrive të Ekonomisë të dy vendeve, për bashkëpunimin në fushën e industrisë dhe energjisë.

Kryeministri dhe delegacioni që e shoqëron do të vizitojë edhe vende me rëndësi dhe interes kulturor të kryeqytetit të Azerbajxhanit.


Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008