DURRES - 20 Prill 2012 ( alblink.com ) - Jane shpallur ne kerkim nderkombetar nga Interpol Roma, por sot ka perfunduar jeta ne liri e kater durrsakeve te denuar per trafikim te lendeve narkotike.
Burimet zyrtare te Policise se Durresit bejne te ditur se shtetasit Andi Agasi, Gezim Lila, Roland Domi dhe Ilir Dervishi jane arrestuar nga struktura Kundër Trafiqeve të Paligjshme Durrës pasi kërkoheshin nga drejtësia italiane për vepra penale kryesisht në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe trafikut të drogës.
"U kryen praktikat e nevojshme proceduriale lidhur me këta shtetas, të cilët do të jenë në pritje të ekstradimit drejt Italisë" - thone burimet policore.
TE ARRESTUARIT
1-Andi Agasi, 37 vjec, banues në Durrës. Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi ndaj tij autoritetet gjyqësore të Catanzaros, kanë lëshuar Urdhërin e Arrestit të datës 11 korrik 2005 për veprat penale të parashikuara nga Kodi Penal Italian dhe përkatësisht nga neni 110 dhe 73 i Ligjit për drogën dhe Nr.309/90 për bashkëpunim në trafikimin e narkotikëve. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Arezzos me 20 vjet burg për veprat e mësipërme.
2-Gëzim Lila, 46 vjec, banues në Xhafzotaj. Gjykata e Catanzaros Itali ka lëshuar ndaj tij urdhër arresti të datës 02 nëntor 2005 për veprat penale të shfrytëzimit të prostitucionit dhe shfrytëzimit në formën e skllavërisë.
3-Roland Domi, 42 vjec, banues në Durrës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Ndaj tij, autoritetet gjyqësore të Xhenovës Itali kanë lëshuar urdhër arresti për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit, bazuar në nenin 81, 110, 416 të Kodit Penal Italian.
Dënimi maksimal i parashikuar për këtë vepër është 24 vite burgim.
4-Ilir Dervishi, 40 vjec, banues në Sukth Durrës, i shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi ndaj tij autoritetet gjyqësore të Xhenovës Itali, kanë lëshuar Urdhër Arresti për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit, parashikuar nga neni 81, 110, 416 të Kodit Penal Italian si dhe nenet 3 dhe 4 të Ligjit për prostitucionin.
Dënimi maksimal që mund të jepet për shtetasin e mësipërm është 15 vjet burg.