njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Rrjetet sociale dhe marketing politik ne Shqiperi
Shtuar me date:2009-05-26 20:03:59

Ne duhet te kultivojme shkencen e lidhjeve njerezore, aftesine e te gjithe njerezve te te gjitha llojeve te jetojme dhe te punojme se bashku.
Franklin D. Roosevelt

Numri i rrjeteve sociale ne Bote eshte ne rritje dhe nderkohe edhe cilesia e ofruar prej tyre eshte objekt konkurrence.
Popullariteti i rrjeteve sociale matet me numrin e perdoruesve, vizitat e faqeve ose regjistrimet e reja. Monitorimi i ecurise se ketyre rrjeteve realizohet nga kompania Pingdom. Rrjetet sociale mund te jene: te pergjithshme ose profesionale.

Rrjetet e pergjithshme
-Facebook, perdoret ne SHBA, por interesi rajonal i tij eshte me i larte ne Turqi, Kanada, Britanine e Madhe, Afriken e Jugut dhe Kolumbi. Numri i perdoruesve te tij ne prill te vitit 2009 (sipas ‘site’-it te Facebook) arriti ne 200 milion. Facebook ka lindur me 4 shkurt te vitit 2004 nga Mark Zuckerber, nje prej studenteve te Universitetit te Harvard-it i ndihmuar nga Andrew McCollum e Eduardo Saverin dhe sot ka rreth 1600 te punesuar.
-MySpace USA, eshte ne krye te listes per sa i perket interesit rajonal, ndjekur nga Porto Riko, Australia, Britania e Madhe dhe Malajzia. Ai eshte krijuar ne nentor te vitit 2003 nga Tom Anderson, student i Universitetit te Kalifornise (Berkeley). Sot numeron mbi 250 milion anetare.
Friendster, qe kohet e fundit eshte fokusuar ne vendet aziatike, terheq me shume interes ne Filipine, Malajzi, Indonezi, Singapor dhe Mjanmar.
-Hi5, eshte krijuar ne vitin 2003 nga Ramu Yalamanchi. Ne janar te vitit 2009 Hi5 numeron mbi 80 milion anetare. Ai eshte popullor ne Indi, Portugali, Mongoli, Tailande, Rumani, Xhamaike, Afriken Qendrore dhe Ameriken Latine, por nuk eshte i tille ne Amerike.
-Twitter. Nje tjeter rrjet social eshte Twitter, i krijuar ne vitin 2006. Ne nentor te vitit 2008 diskutohej per deri ne 5 milion anetare te tij. Ai eshte popullor ne Juglindje te Azise, por nuk eshte i tille ne boten perendimore.
-Mixi. eshte nje tjeter rrjet social, i cili eshte popullor ne Japoni dhe ka rreth 20 milion anetare.
-Odnoklassniki, eshte me i preferueshem ne Rusi dhe ne vendet ish-sovjetike me rreth 34,000,000 anetare.
-Vkontakte, eshte nga rrjetet shume popullore ne Rusi, Ukraine, Kazakhistan dhe Bjelloruesia. Numeron ne mars te vitit 2009 rreth 30 milion anetare.
-Netlog, eshte nje rrjet popullor i krijuar ne vitin 2004. Perdoret ne Europe (sidomos ne Belgjike) dhe provincen e Quebec-ut. Ne fillim te vitit 2009 kishte 42 milion anetare.
-Plaxo, eshte nje rrjet social i themeluar nga Napster dhe bashkethemelues Sean Parker, Nguyen Minh, student inxhinierie te Stanford University ,Todd Masonis dhe Cameron Ring. Ne maj te vitit 2008 ky rrjet numeronte rreth 20 milion anetare.

Rrjetet sociale profesionale
Ne rrjetet social profesionale do te veçonim:
-Linkedin, i cili i kushtohet botes se biznesit, eshte nje rrjet profesionistesh duke numeruar 35 milion anetare.
-Xing, ka shtrirje ne mbi 200 vende te Botes, por eshte popullor veçanerisht ne Gjermani, Spanje, Turqi, Itali dhe ne Kine. Numeron mbi 6 milion anetare. Xing eshte nje konkurrent dinjitoz i amerikanit Linkedin. eshte krijuar ne 17 nentor 2006.
Clasmattes, eshte nje tjeter rrjet per studentet dhe ushtaraket me rreth 50 milion anetare.
-Nasza-Klasa.pl, i kushtohet shkollave, kolegjeve dhe miqve. eshte me popullor ne Poloni dhe numeron rreth 12 milion anetare.
-StudiVZ. eshte popullor ne vendet gjermanishtfolese dhe numeron rreth 8 milion anetare.
Last.fm. eshte nje komunitet muzikor i krijuar ne vitin 2002. Ajo ka mbi 30 milion perdorues ne mbi 200 vende te ndryshme te Botes.
-Buzznet. eshte nje rrjet per muziken dhe kulturen pop. eshte krijuar ne vitin 2005 dhe sot numeron rreth 10 milion anetare ne Bote.


Rrjetet sociale ne Shqiperi dhe perdorimi i tyre per qellime te marketingut politik

Komunitetet qe jane te pasura ne lidhje sociale, jane ne gjendje te perballojne varferine, te zgjidhin konfliktet dhe te perfitojne nga oportunitetet e reja
(Woolcock&Narayan)

Vitet e fundit, rrjetet sociale ne Shqiperi kane nisur te perdoren gjeresisht veçanerisht nga moshat e reja.
Ne rrjetet e njohura per publikun shqiptar veçojme:
-Se pari, nder rrjetet social te pergjithshme veçojme: Facebook, Myspace dhe Hi5, ndersa te tjeret jane me pak te njohur.
-Se dyti, nder rrjetet profesional veçojme Linkedin.
Rrjetet sociale ne Shqiperi shikohen si nje mundesi argetimi per te rinjte, si dhe nje mundesi per te krijuar lidhje dhe miqesi nepermjet perdorimit te rrjeteve sociale.
Nje tendence e re ne kohet e fundit eshte perdorimi i rrjeteve sociale per qellime te marketingut politik.
Dy rrjetet sociale, te cilet vleresohen si me te perdorur per qellime te marketingut politik, jane Facebook dhe

MySpace.
Ne rrjetet sociale mund te kerkosh informacion per individet dhe te kerkosh te komunikosh direkt me ta ose nepermjet forumeve apo nenforumeve, duke perhapur informacionin e deshiruar.
Per here te pare rrjetet sociale po perdoren per qellime te marketingut politik.
Nga nje kerkim ne muajin prill i dates 30.04.2009 ne 3 rrjetet sociale Facebook, Myspace dhe Hi5, u nxoren keto rezultate:


Facebook
Te tri forcat kryesore politike ne Shqiperi: PD, PS dhe LSI jane prezente dhe shume aktive ne Facebook.
PD ka 5 faqe me emrin Partia Demokratike e Shqiperise dhe 3 faqe te forumeve rinore ne Kavaje, Vlore dhe Korçe. Ne 5 faqet e PD-se anetaret dhe simpatizantet jane perkatesisht 3644, 547, 108, 2261 dhe 2217 anetare, ndersa ne 3 forumet rinore ne rrethe jane 134, 101, 101 anetare.
PS ka 2 faqe me emrin e saj perkatesisht me 1744 dhe 2729 anetare, 1 eshte me emrin e “E majta shqiptare” me 58 anetare, 1 eshte me emrin Dega Rome me 72 anetare, 1 eshte forum qe mbeshtet PS-ne me 2300 anetare, si dhe Fondacioni Qemal Stafa me 223 anetare.
LSI ka 2 faqe te saj perkatesisht me 241 anetare e 10 anetare, si dhe 1 faqe te LRI-se me 108 anetare.
Ne MySpace konsiderohen aktive PD dhe PS, ndersa LSI nuk eshte aktive ne forum.
PD ka aktive nje faqe dhe po keshtu dhe kryetari i saj. PS eshte ne te njejten situate me 1 faqe per partine dhe 1 faqe per kryetarin e saj.
Ne Hi5 asnje nga te tri forcat politike nuk ishte prezente.
Ne perdorimin e rrjeteve sociale ne fushaten e ketij viti ka pasur ndikim te rendesishem fushata elektronike e Barack Obames per President ne SHBA.
Mund te veçojme dy adresat e Obames te cilat kane nxitur edhe politiken shqiptare te jete aktive ne kete fushe:
www.myspace.com/barackobama
www.facebook.com/barackobama
Nese jeni te regjistruar ne Facebook dhe kerkoni te Search” emrat e kryetareve te tri partive politike PD, PS dhe LSI, do t’i gjeni ne kete ‘network’.
Nga vezhgimi ne ‘facebook’ i Kryetarit te PD-se, shohim se perfaqesohet nga faqe te cilat e perkrahin ate, nga faqe te cilat e cilesojne ate si kryeministrin e ardhshem, si dhe nga faqe te cilat shprehen kunder tij.
Nese kerkojme me emrin e kryetarit te PS-se, perseri situata eshte e njejte. Ka faqe te cilat e perkrahin, faqe te cilat jane kunder tij, si dhe faqe te cilat e cilesojne si kryeministrin e ardhshem.
Ne rastin e kryetarit te LSI-se ka faqe te cilat e mbeshtesin dhe e cilesojne si kryeministrin e ardhshem. E veçanta eshte se nuk ka faqe aktive kunder tij.
Emrat e dy kryetareve te dy partive politike PD dhe PS mund t’i gjeni edhe ne MySpace.

Keshilla per te krijuar nje ‘network’ dhe per te ndertuar komunitetet ‘online’:

-Ndihmoni liderin tuaj te komunitetit duke i dhene bazen e çeshtjeve te cilat shqetesojne komunitetin;
-Krijoni lidhje me adresa te jashme, qe jane te interesuar dhe kane interesa te ngjashme me komunitetin tuaj;
-Zhvilloni nje ide qe ndihmon dhe mbeshtet nje komunitet dhe i nxit te punojne se bashku;
-Formoni nje rrjet rajonal ose dhe ne permasa me te gjera, qe nxit kujdesin per çeshtje qe ju interesojne.

Monitor



Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008