| Shtuar me date:2009-08-31 16:12:27 KUKES - Të paktën 5 automjete që dyshohet se transportonin viça kontrabandë nga Kosova në Shqipëri u sekuestruan mbrëmë nga forcat e policisë së Kukësit.
Burime të policisë lokale thanë sot se "automjetet tip kamion, u ndaluan në afërsi të urës së madhe në Kukës, që të çon drejt Tiranës. Ata ishin ngarkuar me 50 viça gjithsej, 35 prej të cilëve kishin numrin e matrikullimit (të regjistrimit), ndërsa për 16 të tjerë ky numër mungonte, ç'ka ngjalli dyshimin të futjes së tyre kontrabandë, nga Kosova në Shqipëri". Sipas burimeve drejtuesit e 5 automjeteve paraprakisht do të ndiqen në gjendje të lirë.
Ndonëse kontrabanda mes dy vendeve ka ardhur në rënie, ajo përbën ende shqetësim. "Kjo ka bërë që të rriten masat e kontrollit përmes shtimit të postoblloqeve në aksin rrugor Morin-Kukës-Tunel dhe Morin-Kukës- Qafë Mali", tha zëdhënësja e drejtorisë së policisë së qarkut të Kukësit, Irena Laknori.
Share on Facebook
|