njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Strategjia e BE per te permiresuar qeverisjen detare ne Detin Mesdhe
Shtuar me date:2009-09-12 20:49:43

Bruksel - Komisioni Evropian paraqiti dje një strategji që ka për qëllim përballjen me sfida të ndryshme në basenin e Detit Mesdhe. Përmiresimi i qeverisjes në çështjet detare duhet të jetë një nxitës i rëndësishëm për një rritje më të qëndrueshme në rajon, ndërsa zgjidhen çështje që përbëjnë shqetësime të përbashkëta. Konkurrenca për hapësira detare, kërcënimet ndaj sigurinë detare, degradimi mjedisor dhe efektet e padëshiruara të ndryshimit të klimës që të gjitha vënë në pah nevojën për një përgjigje më të koordinuar të qeverisjes detare në rajon, gjithashtu në bashkëpunim me partnerët mesdhetarë që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian.

Komisioneri Evropian për Çështjet Detare dhe Peshkimin Joe Borg, tha: "Zhvillimi i një procesi vendimarrës më të integruar në rajonin e Mesdheut me siguri do të jetë fitimprurës për të gjithë aktorët dhe administratat. Suksesi ynë për të siguruar një të ardhme të fortë dhe të qëndrueshme  për industritë detare dhe ruajtjen e mjedisit detar në rajonin e Mesdheut do të varet nga fakti se sa sa do të përpiqemi ne të përmirësojmë qeverisjen detare në të gjitha aspektet e saj. Bashkimi Evropian duhet të punojë për një pilitikë më të integruar dhe përfshirëse jo vetëm për vendet anëtare të Bashkimit Evropian por gjithashtu në partneritet me të gjithë fqinjët tanë."

Vënia në zbatim e mjeteve shumëanëshe të qeverisjes detare në Mesdhe
Që nga hartimi i Politikës së Integruar Detare në vitin 2007 janë zhvilluar dhe promovuar një numër mjetesh që mund të asistojnë qeverisjen detare, si për shembull:
-    Planifikimi detar hapsinor, për një përdorim më të mirë të hapësirës detare. Komisioni po publikon një studim ku vlerësohet mundësia e aplikimit të planifikimit detar hapsinor në detin Mesdhe gjë që do të pasohet me një projekt provë për të testuar praktikat ndërkufitare të planifikimit detar hapsinor.
-    Menaxhimi i Integruar i Zonave Bregdetare dhe ishujve dhe një konceptim më koherent i kufirit tokë-det. Komisioni do të bëjë një inventar on line për të gjitha praktikat më të mira nga të gjitha basenet detare dhe do të zhvillojë bazën e dijeve për Menaxhimin e Integruar të Zonave Bregdetare në Mesdhe nëpërmjet Programit të 7të Kuadër të Bashkimit Evropian.
-    Përpjekje të Përbashkëta në fushën e kërkimit, që Komisioni Evropian do t'I forcojë në linjë me Startëgjinë Detare të Bashkimit Evropian dhe Kërkimin Detar. Në veçanti, do të zhvillojë nën Programin e 7të Kuadër të Bashkimit Evropian një mundësi madhore kërkimore ndër-tematike për Detin e Mesdheut.
-    Survejimi i Integruar Detar për ta bërë më të sigurt dDetin Mesdhe. Gjashtë Shtete bregdetare Anëtare të Bashkimit Evropian janë bërë tashmë pjesë e një projekti për të nxitur bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit ndërmjet autoriteteve kombëtare përgjegjëse për monitorimin dhe survejimin e detit, që do të kontribuojë në një survejim më bashkohor në të gjithë Mesdheun.
 
Qeverisje Detare e Integruar
Bashkëpunim më i afërt ndërmjet vendeve që ndërmarrin sfida të përbashkëta është vetëm gjysma e zgjidhjes. Vendim-marrësit duhet të kalojnë nga veprimet në bazë sektorësh, në një politikë-bërje më të përshtatshme, e cila merr parasysh lidhjet ndërmjet aktiviteteve të ndryshme detare.

Prandaj, nëpërmjet këtij komunikimi, Komisioni Evropian propozon:
-    Të inkurajojë aktorët dhe administratat në rajon që të adresojnë çështjet detare në një mënyrë më të integruar dhë të angazhohen për vendosjen e prioriteteve në qeverisjen detare;
-    Të shqyrtojë mënyrat për të forcuar më tej bashkëpunimin ndërmjet aktorëve dhe administratave nga të gjithë sektorët që kanë të bëjnë më çështjet detare në të gjitha vendet e Mesdheut;
-    Të asistojë vendet e Mesdheut që janë anëtare të BE-së të shkëmbejnë eksperiencat më të mira në politikat detare të integruara, për shembull nëpërmjet mbështetjes së fondeve ekzistuese të BE-së për bashkëpunimin territorial;
-    Të bëjë të disponueshme asistencën teknike nën Instrumentin Evropian të Fqinjësisë dhe Parnteritetit për ato vende Mesdhetare që nuk janë anëtare të BE-së, të cilat duan të ndjekin një politikë më integruese në çështjet detare (IP/09/1113);
-    Të promovojë ratifikimin dhe zbatimin e Ligjit mbi Detin, të Konventës së Kombeve të Bashkuara të vitit 1982 (UNCLOS);
-    Te caktojë një grup pune me pjesmarrje të gjerë për politikat Integruese Detare në mënyrë që të përforcohet dialogu dhe bashkëpunimi me partnerët e Mesdheut që nuk janë vende anëtare të BE-së;
-    Të përforcojë bashkëpunimin shumëkombësh ndërmjet sektorëve, si nëpërmjet studimeve specifike ashtu edhe nëpërmjet një rishikimi më të mirë të marrëveshjeve ekzistuese ndërkombëtare dhe rajonale të cilat rregullojnë aktivitetet detare në Mesdhe. 

11 shtator 2009


Për informacion të mëtejshëm:
http://ec.europa.eu/maritimeaffairs/mediterranean_en.html
Kontaktoni:
Nathalie Charbonneau – tel: +322-296 37 63 – nathalie.charbonneau@ec.europa.eu
Lone Mikkelsen – tel: +322-296 0567 – lone.mikkelsen@ec.europa.eu

Share on Facebook

   Ndėrtimi i nje Ekonomie Detare Mesdhetare tė qėndrueshme
Printo  
© Copyright: Alblink 2008