njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Diplomohen 24 oficere per parandalimin e aktiviteteve terroriste
Shtuar me date:2009-09-18 20:25:56

TIRANE - Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të 24 oficerëve të policisë që përfunduan me sukses një kurs trajnimi të financuar nga Ambasada e SHBA në Tiranë, për parandalimin e aktiviteteve terroriste.

Në këtë kurs trajnimi janë trajtuar si tema kryesore të drejtat e njeriut, rrymat e terrorizmit, survejimi, financimi i terrorizmit, krijimi i një njësie të parandalimit të terrorizmit, menaxhimi i informacionit etj.

Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha pasi falënderoi Ambasadën e SHBA për ndihmën e vazhdueshme në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve të Policisë së Shtetit u shpreh se lufta kundër terrorizmit është një platformë ku bazohet bashkëpunimi mes të dy vendeve.

Ministri Basha vlerësoi në takim se është pikërisht ky partneritet strategjik, falë të cilit Shqipëria u anëtarësua në NATO, që parashikon rritjen e kapaciteteve për të kontribuar më shumë kudo në botë në luftën kundër terrorizmit si dhe për të parandaluar këtë rrezik global, i cili nuk është i izoluar, por i lidhur ngushtë me krimin e organizuar dhe trafiqet e paligjshme.

–Duhet të kontribuojmë dhe të luftojmë të gjithë bashkë në front të gjerë kundër të gjitha fenomeneve kriminale që ushqejnë terrorizmin. Ky kontribut ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe zë një vend të veçantë në përmbushjen e angazhimeve tona për përfitimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë,- u shpreh në ceremoni Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha.

Zv. ambasadorja amerikane Znj. Deborah Jones falënderoi nga ana e saj oficerët e policisë për dedikimin dhe angazhimin e treguar për të përfituar përvojën e duhur nëpërmjet këtij kursi trajnimi duke vlerësuar se është në interesin e përbashkët që në përballjen me sfidat e sigurisë të ketë një bashkëpunim sa më të mirë të agjencive të zbatimit të ligjit.

Znj. Jones siguroi se Ambasada e SHBA dhe qeveria amerikane do të vijojnë mbështetjen për përmirësimin e kapaciteteve dhe fuqizimin e burimeve njerëzore të Policisë së Shtetit.

Pjesëmarrësit që kryen këtë kurs trajnimi janë aftësuar të identifikojnë informatorë potencialë, të përdorin survejimet për të gjetur vendndodhjen, vendet e grumbullimit të terroristëve, të intervistojnë të dyshuar dhe dëshmitarë në hetime që kanë lidhje me terrorizmin, të kuptojnë metodat e financimit të terrorizmit, të zhvillojë një sistem të dhënash për të gjurmuar informatorët, dhe për të verifikuar informacionin e informatorëve.

Në ceremoninë që u zhvillua me rastin e përfundimit të këtij kursi trajnimi morën pjesë gjithashtu edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Z. Ahmet Prençi, Shefi i Zyrës Rajonale të Sigurimit Z. Dennis San Miguel, si dhe funksionarë të tjerë të kësa zyre dhe të Policisë së Shtetit.

Burimi: Ministria e Brendshme
Zedhenesi Fatmir Konja

Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008