| Shtuar me date:2009-09-19 22:56:02 UASHINGTON - Presidenti Barak Obama tha se ekonomitë kryesore botërore kanë marrë hapa të rëndësishëm për t’iu përgjigjur krizës financiare por ka nevojë për më shumë punë. Në fjalimin e tij të përjavshëm presidenti tha se në takimin e fundit të grupit të 20-shes u pasqyrua një bashkëpunim i shkëlqyer ndërkombëtar dhe u morrën masa për të përballuar krizën financiare dhe për të ndihmuar ekonomitë e botës.
Zoti Obama tha se takimi tjetër i grupit të 20-shes javën e ardhshme në Pitsburg do të rishikojë hapat e ndërmarra nga secili vend për të tejkaluar krizën globale.
Presidenti tha se Shtetet e Bashkuara dhe vendet të tjera duhet të mbyllin hendekun në rregulloret që çuan në krizën financiare. Ai tha se përpjekjet kryesore në Shtetet e Bashkuara do të jenë në krijimin e Agjencisë për Mbrojtjen Financiare të Konsumatorëve që do të parandalojë huadhënësit të keq-informojnë klientët e tyre.
Zeri i Amerikes
Share on Facebook
|