njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Policia Ndėrtimore Durrės vazhdon prishjen e ndėrtimeve pa leje
Shtuar me date:2009-10-09 11:40:27

DURRËS - Policia ndërtimore e Bashkisë së durërsit ka vazhduar aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në qytet. Këtë herë policia ndërtimore ka prishur një kat shtesë pa leje në lagjen nr. 5 të qytetit. Godina e cila kishte katin e parë të legalizuar katin e dytë e kishte pa leje gjë që shtyu ndërtimorët për ta prishur këtë kat. Në këtë aksion policia ndërtimore ka patur mbështetjen e policisë bashkiake megjitha prishja ka kaluar e qetë deh me mirëkuptimin e qytetarëve. Në deklaratën e tij për shtyp kreu i ndërtimorëve Afrim Bakaj kërkoi edhe një herë ndërgjegjësimin e qytetarëve për të mos vazhduar me ndërtimet pa leje që përbëjnë vepër penale të ndëshkueshme nga ligji: “Policia ndërtimore është në vazhdën e aksionit të saj për prishjen e ndërtimeve pa leje në qytet por edhe në zonat informale të tij duke mos patur asnjë tolerim. Në rastin konkret kati i dytë i godinës po ndërtohet pa leje ndaj edhe ne dnërhymë me prishjen e tij. "Përfitoj nga rasti që ti bëj thirrje të gjithë qytetarëve durrsakë të ndërpresin ndërtimet pa leje dhe të mos shpenzojnë për ndërtime pa leje pasi të gjitha ndërtimet pa leje në Durrës brenda në lagjet e qytetit por edhe në zonat informale do të prishen. Aksioni i policisë ndërtimore do të vazhdojë pa ndërprerje për prishjen e të gjitha ndërtimeve pa leje qofshin këto kate shtsë pa leje apo godina të ndrsyhem që nuk kanë leje përkatëse", - tha Bakaj. Ai shtoi se "të gjithë qytetarët që kanë dërtimetpa leje  që klasifikohen si vepra penale do të ndëshkohen nga gjoba deri në 2 vjet heqje lirie dhe ligji do të zbatohet rreptësisht.” Kreu i ndërtimorëve bakaj dekalroi se ky aksion do ët vazhdojë normalisht në të gjithë qytetin e Durërsit me prishej të tjera ndërtimesh pa leje.

Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008