njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Dėshmia e Adriatik Colit: Aleks Keka i PDK-sė, i implikuar nė trafikun e drogės
Shtuar me date:2009-10-12 21:59:24

TIRANË - Kur kanë kaluar disa muaj nga vrasja e kryetarit të PDK-së në Malësi të Madhe, Aleks Keka dhe prokuroria nuk ka ende të dhena për autoret e këtij ekzekutimi, Adriatik Coli risjell emrin e tij për ngjarje të tjera të ndodhura vite më parë. Dëshmitari dhe bashkëpunëtori i drejtësisë në procesin kundër bandës së Durrësit, ka habitur trupën gjykuese, prokurorinë por edhe avokatët e të pandehurve, kur gjatë procesit me dyer të mbyllura ka folur edhe për Aleks Kekën. Sipas Colit, Keka është përdorur vite më parë nga banda e Durrësit si korrier i drogës në Mal të Zi. Emri i Aleks Kekës përmendet nga dëshmitari për herë të parë, ndërsa në dëshminë e dhënë para prokurorisë ai nuk e thotë një fakt të tillë.  Kjo gjë ka revoltuar avokatët, të cilët i thanë gjykatës se dëshmitari duhet të mendohet sepse po thotë fakte për të cilat s’ka folur në dëshminë e pendesës. Por Coli ka vijuar edhe me detaje të reja duke lakuar emrin e një avokati të njohur dhe të birit, që sipas tij kishin nxjerrë në pritë një nga viktimat e bandës së Durrësit. Sipas Colit, avokati me inicialet A.H kishte njoftuar për vendndodhjen e shënjestrës së radhës.
Aleks Keka vdiq në muajin qershor të këtij viti kur makna e tij shpërtheu si pasojë e vendosjes të një sasie eksploizivi. Ai ishte kreu i PDK-së së Malësisë së Madhe. Ngjarja dukej si një atentat mafioz, i cili ende nuk është zbardhur. Minutat që pasuan shpërthimin kanë sjellë një përplasje të ashpër mes krerëve të PDK-së dhe Ministrisë së Brendshme pas një deklarate për shtyp nga ana e kësaj të fundit.  Policia e quajti të ndjerin Keka person me precedentë penalë, ndërsa reagoi ashpër PDK-ja, e cila, nëpërmjet drejtuesve të saj, u shpreh se vrasja ka prapavijë politike dhe se “me deklaratat e papërgjegjshme të policisë Aleks Keka është rivrarë”. Ngjarja ndodhi vetëm pak ditë para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit.


Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008