| Shtuar me date:2009-11-06 12:18:06 APLIKIME - MTKRS dhe UNFPA kërkojnë shërbimin e OJQ-ve rinore lokale dhe në nivel kombëtar, që kanë experiencë në fushat e Shëndetit, Avokatësi dhe Ndërgjegjësimit, që të paraqesin propozime për aktivitete me fokus Rinia dhe Jeta e Shëndetshme. Këto aktivitete kanë për qëllim që të mbështesin MTKRS dhe UNFPA-në për të çuar më tej zbatimin e Strategjisë së Rinisë si edhe për të forcuar kapacietet e OJQ-ve.
OJQ-të e interesuara duhet të paraqesin:
1. Një letër interesi; 2. CV të organizatës; 3. Propozim (jo më shumë se 2 faqe) ku të paraqitet metodologjia dhe përqasja që do përdoret në realizimin e aktivieteteve të propozuara, si edhe një buxhet të detajuar. Propozimi financiar duhet të jetë në monedhën LEK.
OJQ-të mund të marrin informacion më të plotë, perfshirë edhe Termat e Referencës, duke kontaktuar UNFPA në adresën e mëposhtme, ose duke vizituar faqen e internetit të MTKRS: ëëë.mtkrs.gov.al. Afati I zbatimit të projekteve është parashikuar nga 16 Nëntor 2009 deri në 5 Dhejtor 2009.
Të gjithë propozimet duhet të dorëzohen pranë zyrës së UNFPA-së jo më vonë se 9 Nëntor 2009, deri në orën 17.00 pranë: UNFPA, Rruga: “Themistokli Germenji”, Pallati. 10, Kati 2, Tiranë, Tel: (04) 4500015/6/7
Për më shumë informacion mund të kontaktoni:
Migena Reci Drejtore Drejtoria e Politikave Rinore MTKRS e-meil;migenareci@yahoo.it ose Elsona Agolli Analiste Programi UNFPA Tel: 04 4500015/6/7 ose 069 40 73291 e-mail: eagolli@unfpa.org.al
Për të pare termat e referencës, shkarko atachment (word)
Share on Facebook
|