njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Si ndahen ndermarrjet e vogla dhe te mesme sipas ligjit te ri
Shtuar me date:0000-00-00 00:00:00

TIRANE - 15 DHJETOR 2008 - Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi të hënën disa ndryshime e shtesa në ligjin “Për ndërmarrjet e vogla e të mesme”,(NVM).  Sipas përfaqësueses së ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Tefta Demeti, p/ligji synon krijimin e një mjedisi të përmirësuar dhe synon mbështetjen e ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, të investimeve dhe rritjes ekonomike."Ai shërbën gjithashtu për zbatimin e masave efikase dhe të programeve të mbështetjes, të zhvillimit dhe suksesit në NVM", tha ajo. Sipas këtij ligji të ndryshuar “Ndërmarrje” quhet çdo subjekt që ushtron një veprimtari ekonomike, pavarësisht formës së tij ligjore. Këtu përfshihen personat e vetëpunësuar, bizneset familjare që merren me artizanat ose veprimtari të tjera, si dhe shoqëritë e shoqatat që kryejnë, në mënyrë të rregullt, veprimtari ekonomike. Ndërmarrjet, në kuptim të këtij ligji, klasifikohen në: mikrondërmarrje, ndërmarrje të vogla dhe ndërmarrje të mesme. Kategoria e mikrondërmarrjeve dhe ndërmarrjeve të vogla e të mesme (NVM) përfshin ato ndërmarrje, ku punësohen më pak se 250 veta dhe që realizojnë një shifër afarizmi dhe/ose një bilanc total vjetor jo më të madh se 250 milionë lekë.
Ndërmarrje e vogël quhet një ndërmarrje, ku punësohen më pak se 50 persona dhe e cila ka një shifër afarizmi dhe/ose bilanc total vjetor, jo më të madh se 50 milionë lekë. Mikrondërmarrje quhet një ndërmarrje, ku punësohen më pak se 10 persona dhe e cila ka një shifër afarizmi dhe/ose bilanc total vjetor, jo më të madh se 10 milionë lekë”.
Ndërmarrje autonome” quhet ajo ndërmarrje që është totalisht e pavarur dhe që nuk ka asnjë pjesëmarrje në kapitalin ose të drejtat e votës në një ndërmarrje tjetër dhe anasjelltas, ose mund të ketë disa investitorë, të cilët zotërojnë secili më pak se 25 për qind të kapitalit apo të të drejtave të votës, por me kusht që të mos jenë të lidhur ose nuk klasifikohet si ndërmarrje partnere."
Një ndërmarrje mund të vlerësohet autonome edhe në rastet kur nuk ka asnjë ndërmarrje partnere, megjithëse pragu i 25 për qind të kapitalit ose të të drejtave të votës arrihet apo tejkalohet nga investitorët e mëposhtëm:
-Personat juridikë publikë dhe shoqëritë e kapitalit, me kushtin që totali i investimeve të këtyre shoqërive, në të njëjtën ndërmarrje, të jetë më pak se 30 milionë lekë;
-universitetet dhe qendrat kërkimore jofitimprurëse;
-agjencitë, përfshirë fondet e zhvillimit rajonal;
-Autoritetet vendore me buxhet vjetor më të ulët se 250 milionë lekë dhe me më pak se 5 000 banorë.
Në çdo rast, pragu nuk mund të jetë më shumë se 50 për qind e kapitalit ose e të drejtave të votës, me kushtin që investitorët e mësipërm të mos jenë të lidhur, individualisht ose bashkërisht, me ndërmarrjen në fjalë.
“Ndërmarrje partnere” janë të gjitha ndërmarrjet që nuk klasifikohen si ndërmarrje të lidhura dhe ndërmjet të cilave ekziston marrëdhënia, si më poshtë vijon:
Një ndërmarrje zotëron vetëm ose bashkë me një a më shumë ndërmarrje të lidhura 25 për qind apo më shumë të kapitalit, por, në çdo rast, jo më shumë se 50 për qind të kapitalit ose të të drejtave të votës në një ndërmarrje tjetër.     
“Ndërmarrje të lidhura” janë ato ndërmarrje, të cilat kanë një ose disa prej marrëdhënieve të mëposhtme me njëra-tjetrën:
-Një ndërmarrje zotëron pjesën më të madhe të aksioneve ose të të drejtave të votës në një ndërmarrje tjetër ose
-Një ndërmarrje ka të drejtë të emërojë ose të shkarkojë pjesën më të madhe të anëtarëve të organeve administrative, drejtuese ose mbikëqyrëse të një ndërmarrjeje tjetër, ose
një ndërmarrje ka të drejtë të ushtrojë ndikim dominues mbi një ndërmarrje tjetër, sipas kontratës, që ka lidhur me atë -ndërmarrje, ose sipas një dispozite në statusin e shoqërisë, apo
-një ndërmarrje, e cila si aksionare ose anëtare e një ndërmarrjeje tjetër, kontrollon e vetme, sipas një marrëveshjeje me aksionarët ose anëtarët e tjerë të asaj ndërmarrjeje, shumicën e të drejtave të votës mbi bazë aksionesh ose anëtarësh në atë ndërmarrje.

Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008