| Shtuar me date:2009-11-22 23:02:58 ROME-22 nëntor-(alblink)- Nga Tirana në Algjeri, nga Kajro në Teheran, nga Catania në Stamboll, nga Ankaraja në Aix-en-Provence, nga Tripoli në Marakech e Rabat, janë gjithsej 38 Universitete të zonës së Mesdheut që nënshkruan sot protokollin e bashkëpunimit për ngritjen e një rrjeti formimi e kërkimi të lartë për këtë terrritor. Ky protokoll u nënshkrua me rastin e inagurimit të vitit të ri akademik 2009-2010 në Fakultetin e Shkencave të Messina-s në Sicili të Italisë. Objektivi i tij thuhet në këtë dokument "është krijimi i një rrjeti të fortë bashkëpunimi që i përgjigjet kërkesave të të gjithë vendeve të Mesdheut e në veçanti të 20 universiteteve që kanë aderuar në R.A.M (Rrjeti i Univesiteteve Mesdhetare)". Universiteti Politeknik i Tiranës qe një nga nënshkruesit e këtij protokolli falë të cilit do zënë fill projekte të reja shkëmbimi e studimi midis universiteteve të territorit Mesdhetar. Alba Kepi Share on Facebook
|