njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Qendra Albanologjike, 140 kuota studimi master dhe doktoratė
Shtuar me date:2010-01-09 20:39:45

TIRANE – 9 janar (MASH) - Ministri i Arsimit dhe Shkencës mori pjesë në hapjen e studimeve të masterit dhe doktoraturës nga Qendra Shqiptare e Studimeve Albanologjike.
Bashkimi i Instituteve Kërkimore të Arkeologjisë, Gjuhësi dhe Letërsisë, Historisë, Kulturës Popullore, si dhe i dy Qendrave Kërkimore, asaj të Studimit të Artit dhe asaj të Enciklopedisë Shqiptare, të riorganizuara tashmë në Qendrën Ndëruniversitare të Studimeve Albanologjike (QNSA), nisi për herë të parë në Shqipëri, studimet master dhe doktoraturë për 140 të rinj shqiptarë, prej tyre dhe 15 nga trojet jashtë vendit.

Në përshëndetjen e tij, Z. Myqerem Tafaj vuri në dukje se nisja e studimeve master dhe doktoratë nga kjo qendër, është tregues i qartë i premtimeve të mbajtura të Qeverisë Berisha. Ai vlerësoi se shkollimi i të rinjve prej QSA-së, ka veçori, krahasuar me studimet e tjera, pasi këto studime përbëjnë një bazë të mirë të kërkimeve shkencore. “Pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike janë ofruar nxënës të shkëlqyer dhe kjo përbën një premisë bazë për mastera dhe doktorata shumë të mira, duke ruajtur statusin e qendrës më të mirë në nivel shkencor”, - tha Tafaj. Ministri I Arsimit dhe Shkencës shtoi se kriteret e ekselencës në të cilat e mbështet punën QNSA, duke garantuar nivel të lartë formimi për studiuesit e së ardhmes dhe se strategjia e qeverisë për arsimin dhe shkencën synon që, brenda një periudhe të shkurtër, ta forcojë sistemin universitar dhe pasuniversitar të studimeve, për ta ngritur atë sa më shpejt në standardet e afirmuara europiane.

Në fund të përshëndetjes së tij, Ministri Tafaj ndau në mënyrë ceremoniale, përpara auditorit të mbushur me studentë të QNSA dhe me punonjësit shkencorë të këtij institucioni të rëndësishëm, diplomat për tre punonjës të QNSA që u promovuan me titullin “Profesor-Doktor”.

QSA, aktualisht me rreth 100 punonjës shkencorë e specialistë të kualifikuar, është një ndër institucionet ndëruniversitare e kërkimore të rralla që vë në shërbim të formimit të thelluar të studentëve e të kërkuesve të rinj pothuaj një specialist për çdo student të pranuar në shkollat e saj të Masterit e të Doktoraturës.

Burimi: Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Zyra e Shtypit
Albana Mustafaraj

Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008